Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Afati për paraqitjen e aplikimeve për votim jashtë vendit skadon në mesnatë

Foto: mfa.bg

Aplikimet për votim jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 2 prillit duhet të dorëzohen deri në orën 24:00 të datës 7 mars. Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë rreth 39 mijë aplikime të dorëzuara përmes sistemit elektronik. Mbi 24 mijë janë nga Turqia, më shumë se 2 200 erdhën nga Gjermania dhe Britania e Madhe, më shumë se 1700 - nga SHBA-ja. Votim aktiv është deklaruar nga Spanja dhe Holanda.

Gjithashtu deri më 7 mars komunitetet bullgare jashtë vendit mund t'u bëjnë propozime shefave të shërbimeve diplomatike dhe konsullore për vendosjen e seksioneve.

Deri më 11 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vendosë për mandatet dhe numrin e seksioneve jashtë vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD
Rosica Mateva

Nuk do të rinumërojnë fletët e zgjedhjeve të fundit

Nuk do të ketë rinumërim të votave nga zgjedhjet e fundit parlamentare në tetor 2024. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u mblodh sot në mbledhje pasi dje Gjykata Kushtetuese urdhëroi rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare për shkak të..

botuar më 25-02-27 3.19.MD