Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqendrimin më të lartë të pronësisë së medias. Kështu thuhet në një raport të Platformës së Këshillit të Evropës për të promovuar mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve.Përqindjet më të larta në Evropë vërehen në Turqi – 82 për qind, Shqipëri - 70 për qind, Poloni - 67 për qind, Hungari dhe Bullgari - 66 për qind secila, njofton korrespondentja jonë Angelina Piskova nga Brukseli.
Gazetarët në Bullgari po paditen gjithnjë e më shumë për shpifje dhe gjithnjë e më shumë raste të tilla nisen me kërkesë të politikanëve, thuhet në dokument.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..