Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një punëtor në Bullgari në orë mesatarisht krijon 29.2 leva (14.93 euro) të PBB-së

Foto: Pixabay

Në Bullgari punojnë 3.5 milionë njerëz. Sipas të dhënave paraprake për vitin 2022, PBB-ja për të punësuar do të rritet në terma realë me 2.1 për qind krahasuar me një vit më parë, njofton Instituti Kombëtar i Statistikave. Struktura e punësimit sipas sektorëve ekonomik në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021 tregon rritje të peshës relative në sektorin e shërbimeve dhe ulje të peshës relative në sektorin e bujqësisë. Një punonjës përbën 47 224.4 leva (24 145.46 euro) të vëllimit aktual të produktit të brendshëm bruto dhe çdo punonjës krijon një mesatare prej 29.2 leva (14.93 euro)  të PBB-së për orë të punës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD