Patriku bullgar Neofit dhe Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare drejtuan një mesazh për 80-vjetorin e shpëtimit të hebrenjve bullgarë.
“Roli i Kishës Ortodokse Bullgare në këtë rast nuk është harruar asnjëherë dhe është theksuar gjithmonë, veçanërisht nga komuniteti hebre, për të cilin jemi mirënjohës. Prandaj, nuk ka nevojë dhe nuk është e përshtatshme që Kisha të tregojë meritat e veta, aq më pak për faktin se në një moment të vështirë historik ajo veproi në të vetmen mënyrë të mundshme për të, domethënë në harmoni me urdhërimet e besimit ortodoks”, thuhet në mesazh.
Mitropolitët deklarojnë se vajtojnë për ata mbi 11 000 hebrenj nga territoret fqinje që vdiqën në flakët e Holokaustit. “Ne jemi të pikëlluar për ta. Na vjen keq që Ekzarkia nuk kishte forcën dhe mundësitë për t’u kujdesur për hebrenjtë në ato dioqeza që u ndanë me forcë nga trupi i saj 30 vjet më parë, njësoj si për hebrenjtë në Bullgari. Na vjen sinqerisht keq!”, thuhet në mesazh.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..