Presioni i paprecedentë i emigrantëve ndaj Bullgarisë është rritur me 30% që nga fillimi i vitit. Megjithatë, një numër shumë i vogël i përpjekjeve për hyrje të paligjshme janë të suksesshme, tha Ministri i Brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev në Stara Zagora. Në vitin 2022, autoritetet bullgare penguan 190 000 persona të kalojnë ilegalisht kufirin me Turqinë, shtoi Demerxhiev dhe theksoi se gjithnjë e më shumë të huaj përfshihen në trafikun e emigrantëve për pagesë. Ai i bëri thirrje parlamentit të ri të miratojë ndryshime në Kodin Penal për të penguar migrimin e paligjshëm.
Demerxhiev tha se negociatat për sigurimin teknik të 110 km nga kufiri janë duke vazhduar dhe tashmë janë ndarë 141 milionë euro nga BE-ja për këtë.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..
Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë..
Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e..
DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton..