Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev pret masat e qeverisë të ndihmojnë për normalizimin e tregut

Rumen Radev
Foto: BGNES

Kreu i shtetit Rumen Radev pret që masat e ndërmarra nga kabineti zyrtar për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore të çojnë në normalizimin e tregut, njoftoi BTA. Përpara ceremonisë vjetore të dorëzimit të çmimeve për biznesin e përgjegjshëm, në të cilën ai mori pjesë, presidenti komentoi para gazetarëve se duhet një sistem informacioni gjithëpërfshirës për të gjurmuar ushqimin dhe formimin e çmimit të tij. Qeveria në detyrë po punon fort për të krijuar një sistem të tillë dhe sipas presidentit ai do të ketë efekt. Radev shtoi se sistemi duhet të funksionojë së shpejti.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD

Ministria e Mjedisit: Numri i zogjve të ngordhur është shumë i lartë për vendin

Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër”, ka të dhëna edhe për një numër më të vogël të shpendëve këngëtarë të ngordhur në..

botuar më 25-01-03 6.36.MD

Presidenti: Shteti duhet të garantojë kushtet për unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare

Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për mundësinë e regjistrimit të një "kishe ortodokse" paralele. Gjatë bisedës Radev theksoi se Kisha Ortodokse..

botuar më 25-01-03 4.06.MD