Prej dekadash, kambanorja e kishës „Trinia e Shenjtë“ në Bansko strehon një çift lejlekësh. Të moshuarit mbi 70 vjeç tregojnë se që nga fëmijëria e tyre mbajnë mend sesi shpendët këmbëgjatë që sjellin pranverën rrinin në majë të kullës. Prandaj, askush në qytetin turistik nuk u befasua kur këtë pranverë çifti i lejlekëve u kthye në Bansko dhe zgjodhi folenë e kambanores për të rritur të vegjlit e tyre. Kthimi i lejlekëve është një ngjarje e pritshme nga banorët e qytetit, tha për BTA Georgi Angellov, i cili prej tre vitesh është pjesë e grupit të burrave që i bien këmbanave për çdo festë.
Për tre vitet e fundit, ai ka qenë njeriu që në ditët e ftohta u çon ushqim zogjve në majë të kambanores. Në vitin 2020, natyra sjell një surprizë – borë të bollshme në pranverë. Më pas banorët vendas alarmohen se lejlekët nuk kanë ushqim, ndërkohë peshkatarët dhe pronari i një dyqani peshkimi në qytet sigurojnë peshk, të cilin Georgi e dërgon në shtëpinë e familjes së lejlekëve. Kjo u përsëritedhe gjatë viteve të ardhshme. Këtë vit pritet të ftohet sërish, por njerëzit gjithmonë janë të gatshëm të ndihmojnë dhe nëse është e nevojshme do të sigurohet edhe peshk për lejlekët, tha Angellov.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BTA
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..