Një pjesë e eshtrave të Shën Gjergj Trofeprurësit dhe një ikonë çudibërëse me fytyrën e tij nga Mali i Shenjtë do t'i mirëpresë banorët e rajonit të Pernikut në ditët pas festave të Pashkëve, njoftoi Manastiri i Malit të Zi "Anargjendët dhe mrekullibërësit Kozma dhe Damian Asijski" afër fshatit Giginci. Eshtrat që do të mbërrijnë janë dora e djathtë e Shën Gjergj Trofeprurësit nga qyteti i Nigritës pranë Seres (Greqi Veriore) dhe një kopje e ikonës së shenjtorit nga manastiri "Shën Gjergj Zograf” mastir në Malin e Shenjtë.
Më 1 maj, eshtrat do të ekspozohen në Manastirin e Malit të Zi. Tre ditë më vonë, më 4 maj, do të jenë në kishën mesjetare “Shën Petka” në Breznik, dhe më 6 maj (Ditën e Shën Gjergjit) – në kishën më të vjetër funksionale në Pernik, që mban emrin e shenjtorit.
Shën Gjergj Trofeprurësi – Martiri i madh i Krishtërimit ka qenë ndër shenjtorët më të nderuar në vendin tonë që nga pagëzimi i bullgarëve. Ka qindra kisha dhe manastire të ndërtuara nga mbretërit dhe fisnikët bullgarë, kushtuar shenjtorit, ku më të famshmet prej tyre janë manastiret Kremikovski, Gllozhenski, Bellashtenski, i Pomories, Bukorovski dhe shumë të tjerë. Në secilin manastir ruhen eshtra të shumta, të cilat dëshmojnë ndihmën e shenjtorit për të krishterët.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..
Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë..
Një objekt novator muzeal hap dyert në varrezat ushtarake pranë Tutrakanit. Memoriali "Epopeja e Tutrakanit - 1916" ndodhet në një ndërtesë të re muze të ndërtuar për këtë qëllim. Ai përfshin një sërë teknologjish të reja që zhytin vizitorin në..