Në ditët nga data 17 deri më 19 mars, në zonën Çurika në rrëzë të majës Perelik në malin Rodope do të zhvillohet ballkaniada e parë në volejboll bore, raporton faqja 360mag.bg. Pjesëmarrës në të janë konkurrentë nga Bullgaria, Turqia dhe Rumania.
"Madhësia e fushës është e njëjtë me fushën e plazhit dhe rrjeta është po aq e lartë. Ndryshimi i madh është se luhet në borë. Kushtet atmosferike janë rrënjësisht të ndryshme. Për shembull, në një sekondë era mund të ndryshojë gjithçka”, shpjegon trajnerja Stefka për faqen e Federatës Bullgare të Volejbollit Stefka Velikova.
Në vitin 2022, përsëri nën malin Perelik, u mbajt kampionati i parë kombëtar i volejbollit në borë në Bullgari.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë..