Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moska dhe Pekini janë kundër një skenari bërthamor në Ukrainë

Foto: BGNES

Pas bisedimeve zyrtare në Kremlin, liderët e Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping, riafirmuan parimin se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të fillojë kurrë.

"Ne besojmë se shumë nga dispozitat në planin e paqes të propozuar nga Kina korrespondojnë me qasjen ruse dhe mund të merren si bazë e zgjidhjes së paqes kur ka gatishmëri për të në Perëndim dhe në Kiev," tha Putin, duke pranuar se tani për tani nuk ka një gatishmëri të tillë. Ai dha si shembull synimin e Britanisë së Madhe për t'i dorëzuar Ukrainës jo vetëm tanke, por edhe predha me uranium të varfëruar. “Nëse e gjithë kjo ndodh, atëherë Rusia do të detyrohet të reagojë në përputhje me rrethanat, duke pasur parasysh se Perëndimi kolektiv ka filluar të përdorë armë me komponentë bërthamore”, shtoi Putin.

Foto: EPA/BGNES

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se Kina është në gjendje të jetë një ndërmjetës i paanshëm midis Moskës dhe Kievit për luftën në Ukrainë, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Ai vuri në dukje se Kina nuk kritikon pushtimin rus të Ukrainës dhe vazhdon të blejë naftë ruse me paratë nga të cilat Kremlini paguan për luftën. Kina, shtoi Kirby, "vazhdon të përsërisë propagandën ruse" se SHBA dhe vendet e tjera perëndimore janë fajtorë për luftën, raportoi AFP.

Më shumë nga rubrika

Minatorët dhe punëtorët e energjetikës që protestojnë bllokojnë rrugët në vend

Punëtorët e “Mini Marica Lindje” dolën në protestë. U bllokua “Kalimi i Republikës (Hainboaz) pranë qytetit Gurkovo. Protesta ka edhe në autostradën “Trakia” në rajonin  e qytetit Stara Zagora, në rrugët drejt qytetit Haskovo dhe midis vendbanimeve..

botuar më 23-09-29 9.43.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – 10°. Gjatë ditës në vend do të ketë vranësira të shpërndara, më të theksuara në juglindje. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta. Temperaturat maksimale do të jenë nga 24..

botuar më 23-09-28 6.06.MD

Parlamenti del me pushime për shkak të zgjedhjeve

Deputetët vendosën të dalin me pushime njëmujore dhe seancat e fundit plenare të zhvillohen më 5 dhe 6 tetor. Ata do të kthehen në parlament më 8 nëntor, pasi të përfundojnë edhe balotazhet e zgjedhjeve lokale (zgjedhjet do të mbahen më 29 tetor, kurse..

botuar më 23-09-28 5.53.MD