Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Furnizojnë centralin atomik “Kozlloduj” me pjesë dhe materiale ruse

Ministri Rosen Hristov
Foto: BTA

Bullgaria do të importojë pjesë dhe materiale nga Rusia për të siguruar funksionimin e sigurt dhe riparimet vjetore të centralit atomik “Kozlloduj”, ka vendosur qeveria. Kjo bëhet përmes një përjashtimi nga sanksionet e BE-së, të cilat ndalojnë importet nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi ministri i energjisë Rosen Hristov.

"Kjo është e një rëndësie kritike për sigurinë e centralit bërthamor. Bëhet fjalë për materiale, shërbime dhe pjesë për të cilat ende nuk kemi gjetur furnitorë alternativë. Drejtimi tjetër në të cilin po punohet është sigurimi i më shumë rezervave të atyre materialeve dhe pjesëve për të cilat ende nuk mundemi të gjejmë furnizime alternative për të garantuar funksionimin e papenguar të centralit atomik “Kozlloduj” për vitet në vijim, shtoi ministri.

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 majin

Ditën e mërkurë para mesditës do të jetë me diell. Më pas do të mbajë vranësira dhe kryesisht mbi Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri..

botuar më 23-05-30 7.20.MD
Këshilli i Ministrave

Kabineti propozoi zgjatjen e efektit të Buxhetit 2022

Kabineti i propozon parlamentit të zgjasë veprimin e të ashtuquajturit ligj shtesë të Buxhetit për vitin 2022 deri në miratimin e një kuadri financiar tërësisht të ri për vitin aktual, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Projektligji i propozuar..

botuar më 23-05-30 6.47.MD
Pllamen Tonçev

Një këshilltar i kryeministrit bullgar ka koordinuar qëndrimin bullgar me një qytetar të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare (DANS) Pllamen Tonçev në seancën e sotme në parlament njoftoi për një rast të konstatuar në të cilin një këshilltar i kryeministrit bullgar ka koordinuar qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme..

botuar më 23-05-30 4.06.MD