Bullgaria ka Produktin e Brendshëm Bruto më të ulët për frymë të popullsisë midis 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, tregojnë vlerësimet paraprake të Eurostat. Ndërsa në Luksemburgu dhe Irlandë kanë shënuar nivelin më të lartë të PBB-së – përkatësisht me 161% dhe 134% mbi mesataren për komunitetin, vendi ynë është nën mesataren me 41%. Na afrohen dy vende, treguesit e të cilëve janë më të ulët se niveli mesatar i BE-së, dhe këto janë Greqia dhe Sllovakia me 40%.
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..