Më 25 mars do të fikim dritat për një orë për të mbështetur planetin, por në të njëjtën kohë të sjellim dritë mbi problemin e habitateve të kufizuara të kafshëve të egra në Bullgari. Në kuadër të fushatës globale “Ora e Tokës”, organizata për mbrojtjen e natyrës WWF në Bullgari ka nisur një iniciativë për rikuperimin e popullatave të rrëqebullit dhe blirit të Danubit në trojet tona, të quajtur “Shtëpi e Përbashkët. Një e ardhme e përbashkët”.
Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen mishngrënësit e mëdhenj në Bullgari është nevoja e tyre për territore të mëdha dhe nevoja për të pasur një lidhje midis habitateve të tyre, të cilat nuk gjenden gjithmonë brenda kufijve të vetëm një shteti. Për të përballuar këtë problem, ambientalistët po marrin iniciativa për shpalljen e territoreve të reja me shkallë të ndryshme mbrojtjeje, pasi parqetdhe rezervatet natyroreaktualisht zënë vetëm 5% të territorit të vendit tonë. Në këtë mënyrë do të bashkohen habitatet dhe do të krijojnë kushte për kthimin e specieve të zhdukura prej kohësh në vendin tonë.
Rrëqebulli është një legjendë në mbretërinë tonë pyjore
Dikur rrëqebulli ka qenë një specie e kyçe në gjerësinë tonë gjeografike, në Bullgari konsiderohet i zhdukur që nga viti 1941, kur u vra dhe rrëqebulli i fundit i Ballkanit i regjistruar zyrtarisht në vendin tonë.
Jo më pak alarmante është situata me “dinosaurët e Danubit”që janë shumë të rrezikuar
Rrjedha e poshtme e lumit, në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë, është shtëpia e popullatave të fundit të blirit të Danubit, që shumohen në një habitat natyral në Bashkimin Evropian. Duke mbijetuar për 200 milionë vite me rradhë, ata tani përballen me një sërë pengesash që bllokojnë rrugët e tyre të migrimit dhe shkatërrojnë vendet e vezëve.
Prandaj, këtë pranverë, nisma më e madhe globale kushtuar mbrojtjes së planetit - "Ora e Tokës" - do të zhvillohet në Bullgari nën logon e WWF për të ringjallur habitatet natyrore.
Përgatitinë shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook/WWFBulgaria
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
"Ti thua se je bullgar, por nuk e di gjuhën bullgare" - më shumë se një ose dy nga bashkatdhetarët tanë nga komunitetet historike bullgare në mbarë botën..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me..