Festa e ndritur e Krishterë e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, të cilën e kremtojmë çdo vit më 25 mars, është ndër festat e preferuara pranverore të gjithë botës së krishterë. Nëpërmjet Virgjëreshës Mari, e zgjedhur si më e pastërta e virgjëreshave, mëmësia bëhet e bekuar nga Zoti dhe në këtë mënyrë theksohet rëndësia e gruas si krijuese e jetës. Në Ortodoksi festohet si Dita e Nënës, por edhe si simbol i lajmit të mirë, i bamirësisë dhe i fillimit të ri shpirtëror që rikthen lidhjen me Zotin.
Pikërisht kjo lidhje shpirtërore i ruajti bullgarët në vitet e zgjedhës pesëshekullore dhe u dha forcë të ruanin me xhelozi besimin e tyre dhe të ndërtonin tempuj. Ndër këto dëshmi të dashurisë për Zotin është kisha nga koha e Rilindjes “Shën Nikolla” në fshatin Dolen. Për shkak të afreskeve të tij autentike murale, tempulli u shpall monument kulture. Është gjithashtu më i vjetri në krahinën e malit Pirin, dhe fatkeqësisht i braktisur prej dekadash.
Për një rastësi të lumtur ose me vullnetin e Zotit, gjatë një marshimi ndërkombëtar në Pirin katër vjet më parë, kisha e tejmbushur me shkurre tërhoqi vëmendjen e vullnetarëve të Shoqatës “Krijimi 2012”, të udhëhequr nga Zhana Ivanova. Kjo shoqatë njihet për fushatat e saj “Stotinka (qindarka) të verdha”, në mbështetjen e spitaleve të fëmijëve dhe institucioneve mjekësore. Me donacionet e para nga grupi shumëkombësh u bë një projekt restaurues dhe në prag të festës së Ungjillëzimit të Hyjlindëses sivjet u bë e qartë se restaurimi i afreskeve do të nisë këtë verë.
Në aksionin e donacioneve u përfshi edhe Kori Bullgar “Georgi Robev”, me udhëheqësen Neli Trosheva, e cila e përqafoi me kënaqësi këtë ide:
“Çfarë mund të ishte më mirë se një tempull nga koha e Rilindjes Kombëtare, i cili është kaq i bukur dhe fatkeqësisht i lënë pas dore, të restaurohet me këtë nismë mirëbërëse. Kur u paraqita koristëve idenë e të kënduarit në bamirësi për kishën në fshatin Dolen, papritur doli se ata e dinin dhe me kënaqësi pranuan të merrnin pjesë në iniciativë.”
Mes donatorëve në fushatë është edhe arkitekti i ri Ivajllo Llambov, për të cilin e vetmja mënyrë për të ndalur shkatërrimin është besimi që është në ne, por ne nuk i kushtojmë vëmendje. Gjithnjë e më shumë bullgarë ndjejnë nevojën për t’u bashkuar rreth një ideje, rreth një ndjenje përkatësie. Dhe ajo që do t’i bashkonte njerëzit janë vlerat e përbashkëta, është i bindur Ivajllo:
“Kur njeriu ndjek vlerat dhe virtytet që janë të qarta për mijëra vjet, shumë probleme do të zgjidhen. Të paktën një person nuk do të jetojë vetëm për veten e tij, por edhe për të tjerët. Dhe ndoshta në ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses ka ardhur koha për një ndryshim, për të ringjallur vlerat që janë mbledhur në fenë. Të mbjellim farën e besimit, që është shpëtimi ynë”.
“Kur e do Bullgarinë, mund të jesh kudo dhe të punosh çfarëdo, por të bësh gjithçka për familjen dhe rrënjët e tua, për Bullgarinë”, vë në dukje këngëtari operistik Hari Draganov, pasardhës i familjes së rilindësve Bogoridi. Bas-baritoni operistik prej 24 vitesh është solist i Operës së Gjenevës dhe lavdëron vendin tonë në mbarë botën.
“Pavarësisht se sa pak bëjmë për të mirat shpirtërore të Bullgarisë, tashmë është tepër e rëndësishme, sepse për mendimin tim, në botën moderne, ne po humbasim shpirtmirësinë tonë bullgare. Të gjithë punën time si profesionist, si dhe projektet që bëj, kanë për qëllim zhvillimin e frymës shpirtërore në Bullgari. Prandaj, nisma të tilla janë të mirëseardhura për mua.”
Për Biljana Hristova, një sipërmarrëse dhe vullnetare e iniciativës së Shoqatës “Krijimi 2012”, të qenit pjesë e ekipit të saj është një çështje e zgjedhjes personale, e nxitur nga zemra:
“Kur ishim në këtë shëtitje, në takimin me vetë tempullin, disi ndjeva se kjo ishte një kauzë që doja ta mbështesja sepse ka një rëndësi të madhe jo vetëm për mua, por për shoqërinë tonë dhe për brezat e ardhshëm. Ka kujtesë, ka shpirtërore, ka kulturë dhe gjithçka që bullgari mbart brenda vetes dhe që ndonjëherë e harron. Nëse i kemi sot, ato ishin fillimet që dikush tjetër në kohë t’i krijonte. Kujdesi ynë është të ruajmë këto vende të shenjta, të cilat do të mbeten pas nesh, në mënyrë që brezat e ardhshëm të ndërtojnë dhe Bullgaria të ketë një të ardhme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/Sazidanie2012/, Darina Grigorova, Biljana Hristova
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..