Filmi "Këpucët e kuqe", prodhim Meksiko-Itali, është fitues i çmimit të madh në edicionin e 27-të të "Sofia Film Fest". Filmi mori çmimin "Sofja - Qyteti i Kinemasë" për filmin më të mirë në konkursin ndërkombëtar, transmeton Art Fest. "Këpucët e kuqe" është me regji të Carlos Eichelman Kaiser.
Juria, e cila përfshin Milcho Manchevski (Maqedonia e Veriut), Agnieszka Smoczynska (Poloni), Alexandra Kotcheff (SHBA), Milena Kaneva (Bullgari-Itali) dhe Vladimir Penev (Bullgari) i dha çmimin e madh filmit "Këpucët e kuqe" për "të thjeshtën histori, e fokusuar tek njerëzimi, tek aftësitë e autorëve të filmit, falë të cilave ai është origjinal dhe unik”.
Çmimi special i jurisë është për filmin "Majë karafili", prodhim Turqi-Belgjikë, me regji të Bekir Bülbül. Çmimi për regjisor është për Vassilis Katsoupis për filmin “Në kurth”.
Me operën “Samson dhe Delilah” të Camille Saint-Saëns do të hapen sot në mbrëmje në skenën e Teatrit Veror në Burgas Festat Muzikore të Burgasit “Emill Çakërov 2023”. Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i festivalit, që mban emrin e dirigjentit të madh..
Grupe folklorike bullgare nga vende të ndryshme evropiane mblidhen për të kënduar dhe kërcyer në edicionin e tetë të takimit "Në mejdanin e Bullgarisë jetër". Eventi zhvillohet në datat 3 dhe 4 qershor në kryeqytetin çek, Pragë, dhe tema është..
Zornica Sllavova dhe S-MO morën çmimin e madh në konkursin për muzikën e re bullgare, pop dhe rok, “Pranvera'23”. Mes 12 këngëve finale, fituesja e edicionit të 54-të të konkursit muzikor fitoi votën e jurisë me këngën “Zgjedhje”. Ajo dhe S-MO do të..
Me operën “Samson dhe Delilah” të Camille Saint-Saëns do të hapen sot në mbrëmje në skenën e Teatrit Veror në Burgas Festat Muzikore të Burgasit..