Filmi "Këpucët e kuqe", prodhim Meksiko-Itali, është fitues i çmimit të madh në edicionin e 27-të të "Sofia Film Fest". Filmi mori çmimin "Sofja - Qyteti i Kinemasë" për filmin më të mirë në konkursin ndërkombëtar, transmeton Art Fest. "Këpucët e kuqe" është me regji të Carlos Eichelman Kaiser.
Juria, e cila përfshin Milcho Manchevski (Maqedonia e Veriut), Agnieszka Smoczynska (Poloni), Alexandra Kotcheff (SHBA), Milena Kaneva (Bullgari-Itali) dhe Vladimir Penev (Bullgari) i dha çmimin e madh filmit "Këpucët e kuqe" për "të thjeshtën histori, e fokusuar tek njerëzimi, tek aftësitë e autorëve të filmit, falë të cilave ai është origjinal dhe unik”.
Çmimi special i jurisë është për filmin "Majë karafili", prodhim Turqi-Belgjikë, me regji të Bekir Bülbül. Çmimi për regjisor është për Vassilis Katsoupis për filmin “Në kurth”.
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..