Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Peshkimin dhe Akuakulturën Doc. Vanja Stamatova i tha BNR se tre anijet bullgare të peshkimit në Detin e Zi, të cilat u arrestuan nga rojet kufitare rumune më 24 mars, nuk kanë lundruar në ujërat rumune.
Nuk kemi të dhëna se peshkatarët bullgarë kanë kryer ndonjë shkelje, tha për bTV-në ministri i bujqësisë në detyrë Javor Geçev. Peshkatarët bullgarë janë ndaluar në ujërat ndërkombëtare të rregulluara nga ligji i BE-së, vuri në dukje ai. Sipas tij, në Bullgari lejohet kapja e peshkaqenëve. Nuk ka asnjë ndalim as në BE. Ekziston një ndalim i pjesshëm i vendosur nga vetë rumunët për peshkatarët dhe ujërat rumunë. Bullgaria do të mbrojë interesat e veta ekonomike dhe të qytetarëve të saj, theksoi Geçev. Peshkatarët do të marrin ndihmë ligjore për të rikthyer anijet e sekuestruara në Konstancë.
"Nuk ka ende një akt zyrtar mbi bazën e të cilit janë ndalur anijet bullgare të peshkimit dhe kjo ngre shqetësime serioze," tha zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev në qytetin Ballçik(Bullgari Verilindore), i cili u takua me peshkatarët e arrestuar dhe tashmë të liruar.Personat joaktivë në tregun e punës në Bullgari janë mbi një milion. Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk kanë regjistrim në zyrat e punës. Kjo “ushtri” është një potencial i madh pune i pashfrytëzuar, theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim Smilen..
Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth..
Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit. Këtë e bëri të ditur në Pazarxhik ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. “Deri më tani u dërguan pakot e votuara nga qeveria. Paketa e fundit, e cila u votua rreth 2 javë më parë, tani po..
Me një ceremoni në Bllagoevgrad, një kontingjent i ri ushtarak bullgar u përcjell me mision në Kosovë. Mbi 100 ushtarë bullgarë janë duke plotësuar..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Para mesditës nga perëndimi..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 16°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat..