Fshati Sadina ndodhet në pjesën verilindore të Bullgarisë në rajonin e Razgradit. Këtu jeton një komunitet i vogël përfaqësuesish dinjitoz të grupit etnik të kapanëve, të cilët supozohet se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të bullgarëve të lashtë. Edhe sot e kësaj dite, kapanët e perceptojnë veten si popullsia më e vjetër dhe më e pastër në trojet tona. Prandaj, vendasit ruajnë me zell traditat e tyre që lidhen me jetën, festat, kuzhinën, njerëzit dhe kostumet e bukura.
Në të kaluarën Sadina kishte më shumë se 4 mijë banorë. Sot këtu jetojnë 760 njerëz. Jetesa e tyre bazohet mbi bujqësinë. Në fshat rritet hudhra e famshme e Sadinës. Njerëzit aty kultivojnë gjithashtu luleshtrydhe, manaferra dhe merren me bletari. Por vitet e fundit, gjithnjë e më shumë mbështeten mbi një mënyrë jetese të re – turizmin rural dhe kulturor. Mysafirët nga vendi dhe jashtë vendit janë të magjepsur nga traditat dhe mënyra e jetesës në fshat.
“Në Sadinë, dita e Todorovit është bërë më e pëlqyera për të gjithë, madje dhe për qytetet përreth. Kjo është një ditë në të cilën nderojmë bishtin e kalit dhe Panairin e Kapanit “Rrënjë e fortë, shpirt i gjallë”, që realizohet çdo vit. Me anë të tij përpiqemi të tërheqim shumë turistë, të tregojmë mënyrën e jetesës, kulturën dhe kuzhinën e kapanëve” - thotë kryetarja Hriska Todorova në një intervistë për Denica Kolevën nga BNR-Shumen.
Sot, Sadina është një fshat ndërkombëtar. Këtu dëgjohet shpesh të flitet në gjuhë të huaja. Në fshat ka të ardhur të huaj - pronarë të lumtur të shtëpive dhe tokave. Ata prej vitesh jetojnë të qetë, në harmoni të plotë me komunitetin vendas. Turistët vijnë gjithashtu për t'u shkëputur nga kaosi i jetës së qytetit, të tërhequr nga bota shumëngjyrëshe e aty:
“Dhjetë vjet më parë filloi blerja e shtëpive në Sadinë. Një familje u vendosur përfundimisht këtu me biznesin e vet, - thotë Hriska Todorova. - Ata janë belgë, kanë hapur një restorant. Ndërsa kapanët me gatishmëri u japin dorën të huajve të ardhur. Në vitin 2020, kjo familje u martua në Sadinë. Tani presim një familje të re nga Belgjika e gatshme të martohet këtu. Shumica e të huajve që kanë blerë shtëpi i përdorin ato për turizëm”.
Me ardhjen e të huajve fshati mori jetë. Familja belge, e cila u vendos për herë të parë këtu vite më parë, hapi një restorantpër kuzhinën belge. Kështu, përfaqësuesit e dy grupeve etnike bashkëjetojnë në harmoni, duke pasuruar njëri-tjetrin. “Përveç kësaj, ata e reklamojnë Sadinën edhe me restorantin edhe me stilin e tyre të jetesës, duke tërhequr shumë belgë që blejnë shtëpi te ne” - thotë Hriska Todorova dhe shton:
“Ata i pranojnë traditat tona, i pëlqejnë shumë zakonet tona dhe kostumet. Ne ipresim gjithmonë me buqetë kapane, e cila është kundër syrit të keq dhe pjesë e veshjes së kapanëve.''
Përveç fjalëve në gjuhë të huaj, në Sadinë po dëgjohen gjithnjë e më shumë ... të qeshurat e fëmijëve – familje të reja nga qytetet fqinje lëvizin këtu, së bashku me fëmijët e tyre, në kërkim të paqes në harmoni me natyrën dhe një mënyrë jetese të shëndetshme:
“Më gëzon fakti që bullgarët nga qytetet fqinje si Ruse, Razgrad, Popovo, filluan të kërkonin strehim në Sadinë. Përveç natyrës, ata pëlqejnë mikpritjen dhe kulturën ekapanëve. Ndërsa të rinjtë në Sadinë filluan në mënyrë aktive të kujdesen për vendin ku jetojnë - të përmirësojnë këndet e lojërave për fëmijë, terrenet sportive etj.”, tha në përfundim Hriska Todorova.
Më tepër materiale mbi të ardhurit në vendin tonë mund të gjeni këtu:
Autore: Veneta Nikollova /bazuar në intervistën e Denica Kolevës nga BNR - Shumen/
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BGNES, Facebook
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..