Ruleta zgjedhore po rrotullohet në Bullgari për plot dy vjet. Më 2 prill, bullgarët në vend dhe në mbarë botën do të gjejnë sërish kohë për të ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre civile dhe do të zgjedhin parlamentin e ri - organi ligjvënës në vendin tonë.
„Bullgarisë do t'i dhurohet edhe një ditë nga jeta jonë, le ta bëjmë të bukur”, tha për Radio Bullgarinë Zornitsa Rangelova nga Londra. Dhe ky nuk është vetëm një apel. Bashkatdhetarët tanë në kryeqytetin britanik po përgatiten me ...lule për zgjedhjet. “Ngjarjet e reja të krijuara në rrjetet sociale kanë shumë foto, duke sjellë një humor pranveror. Kemi edhe një hartë me të gjitha adresat e qendrave të votimit në Ishull”, na tha Zornitsa, e cila është koordinatore për zgjedhjet në Ambasadën Bullgare në Londër.
“Edhe pse zgjedhjet janë një ngjarje zyrtare, ne duhet të gjejmë edhe të bukurën. Prandaj, në vend të flamujve tipikë për të paralajmëruar ngjarjen në rrjetet sociale, ne përdorëm bukurinë e luleve. Është pranverë, kështu që të gjithë duhet të zgjohemi dhe të bëjmë diçka ndryshe. Shumica e pjesëmarrësve të seksioneve zgjedhore bënë vërtet shumë përpjekje për të mësuar rreth materialeve zgjedhore, duke u larguar për një kohë nga familjet e tyre për të marrë pjesë në organizim dhe sigurisht, për të organizuar qendrat e votimit. Kjo kohë është pjesë e jetës sonë dhe për këtë kemi vendosur ta bëjmë edhe më të bukur. Ftojmë të gjithë njerëzit të dalin me pozitivitet të dielën dhe ta bëjnë atë një event të bukur!”
Për lehtësinë e bullgarëve që ndodhen në territorin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, është përgatitur një hartë me të 102 adresat e qendrave të votimit atje. Në pesë ditët e para të krijimit, ajo pati afro 12,000 vizitorë. A flet kjo për interesim dhe aktivitet të madh në procesin politik tek bullgarët në Britaninë e Madhe?
„Po - Zornitsa është kategorike. - Fillimisht menduam se nuk do të kishte interes, por pasi bëmë hartën dhe ngjarjet në rrjetet sociale, vumë re se në fakt njerëzit në heshtje po shikojnë se ku do të jetë seksioni i tyre. Sepse, siç e dini jashtë, jo vetëm në Angli, por kudo që ka qendra votimi jashtë ambasadës, ato nuk janë vendosur në adresa të sakta.
Vendi më i besueshëm për të kontrolluar adresën e një qendre votimi është faqja e internetit e ambasadës, kujton Zornitsa Rangelova. Dhe pavarësisht se zgjedhja e një vendi për të votuar jashtë Bullgarisë është një proces më i vështirë, dhe adresat nuk janë të përhershme, bashkëbiseduesi ynë zbulon edhe diçka pozitive: “Ne kemi privilegjin të mos mendojmë se ku do të jemi ditën e zgjedhjeve, por thjesht për të gjetur adresën më të afërt të një qendre votimi për ne dhe të shkojmë për të votuar“.
Me sa di unë, në Bullgari, në ditën e votimit, është e pamundur të votohet në një qendër votimi të ndryshme nga ajo që është caktuar në adresën tënde, përveç nëse keni plotësuar më parë një deklaratë për këtë qëllim.“
Partitë e përfaqësuara në Parlamentin e fundit kanë të drejtë të emërojnë përfaqësuesit e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit, gjë që, sipas Zarnicës, e bën më intensive punën për organizimin e votimit. “Sepse personat e përfaqësuar nga partitë nuk kanë asnjë lidhje me vetë ambientet, procesin zgjedhor etj., d.m.th. përgjegjësia për një organizim të vërtetë nuk është më“.
Sigurisht që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë vit i ka bërë shumë të mira udhëzimet metodologjike. Një falenderim i madh për ta, udhëzimet tashmë janë sqaruar hap pas hapi dhe është shumë më e thjeshtë.“
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Fotografitë janë siguruar nga Zornica Rangellova
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..