Legjenda e kanotazhit bullgar Rumjana Nejkova, pjesëmarrëse në 5 olimpiada, feston 50 vjetorin e saj. Nejkova ka filluar të merret me kanotazh në vitin 1985. Në vitin 1989 u bë nënkampione e botës për vajza dhe një vit më vonë triumfoi me titullin për vajza. Rumjana fitoi medaljen e saj të parë për femra - bronz - në Kampionatin Botëror në Kanada në 1999. Ajo gjithashtu ka një medalje të argjendtë nga Olimpiada e Sidneit në vitin 2000 në disiplinën skif. Rumjana Nejkova fitoi titullin botëror në skif dy herë - në Sevilje në 2002 me një rekord botëror - 7.07 min, dhe një vit më vonë - në Milano, ndërsa në 2007 në Munih – një medalje argjendi. Në të njëjtin vit ajo u bë kampione evropiane në Poznan.
Ajo ishte fituesja e parë e Çmimittë Federatës Ndërkombëtare të Kanotazhit (FISA) në vitin 2002 “Sportistja Nr. 1 e kanotazhit”, kur u krijua sondazhi. Në vitin 2004, Rumjana Nejkova fitoi medaljen e bronztë në skif në Lojërat Olimpike Verore në Athinë. Pika më e madhe e karrierës së Nejkovës ishte titulli në Pekin në vitin 2008 në paraqitjen e saj të pestë olimpike.Nga sot deri të dielën (26 maj) në bazën e hipizmit “Frigopan”, në fshatin Caracovo, afër Plovdivit, Bullgaria Jugore, po zhvillohet Kupa Botërore e Kërcimit të Pengesave, kualifikimi për Olimpiadën e Parisit, me një fond të përgjithshëm shpërblyes prej..
Një bullgare tjetër u ngjit në majën më të lartë të botës! Marieta Georgieva u ngjit në Everest (8848 m) dhe u bë gruaja e tretë bullgare që pushtoi majën më të lartë në planet. Marieta Georgieva ishte në një ekspeditë bashkë me alpinistin më të..
Në Sofje u mbajt Konferenca “Puna e mësuesve zviceranë – mesazh dhe sfidë për brezat e ardhshëm”. Ajo u organizua nga Akademia Kombëtare e Sporteve “Vasill Levski” dhe Ambasada e Zvicrës në vendin tonë dhe iu kushtua 130 vjetorit të ardhjes së..