Presidenti Rumen Radev thërret seancën e parë të Kuvendit të sapozgjedhur të 49-të Popullor më 12 prill, të mërkurën në orën 10:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Dekretin Radev e ka dhënë, siç ka premtuar, në ditën e parë të punës pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli emrat e deputetëve të rinj.
Sipas kushtetutës, presidenti ka një muaj kohë për të thirrur përfaqësuesit e popullit në mbledhjen e parë. Por Radev tha se nuk do ta zgjasë procedurën kushtetuese për konsultimet me grupet parlamentare dhe dorëzimin e mandateve për të formuar një qeveri.
Vezhdi Rashidov nga GERB do të hapë seancën e parë të Kuvendit. Në moshën 71-vjeçare, ai është deputeti më i moshuar në Parlament.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..