Të martën, pas një nate me shi në të gjithë vendin, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 3°. Gjatë ditës, vranësirat do të çahen nga perëndimi, por reshjet do të vazhdojnë në lindje. Temperaturat maksimale do të jenë prej 12 deri në 17°. Në kryeqytet do të jetë deri në 12°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë reshje shiu, vende-vende me bollëk. Temperaturat maksimale do të jenë 10-11°. Uji i detit është 10-11°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira dhe mjegull me reshje. Mbi 1500 m mbi nivelin e detit do të ketë borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 3°, në 2000 m minus 2°.
Ditën e mërkurë në të gjithë vendin do të ketë vranësira të shpërndara me reshje shiu afatshkurtra.
Parashikimi i motit për jashtë vendit
Në Evropë, do të jetë pa shi mbi Angli dhe Skoci, Skandinavi, Poloni, Ukrainë, Rusinë Perëndimore, Francën Jugperëndimore dhe Gadishullin Iberik. Në Londër dhe Paris priten 13 dhe 15°, kurse në Berlin dhe Moskë do të jetë deri në 14 dhe 16°, në Romë dhe Bukuresht do të jetë 19°. Madridi mbetet kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 27°. Në Beograd do të jetë 17°. Do të jetë 16° në Athinë dhe 11° në Stamboll.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë përkatësisht 6 dhe 1°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 6 dhe 12°. 13° pritet në Los Anxhelos, 22 dhe 16° në Miami dhe Mexico City, 20 dhe 21° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 31°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 27 dhe 25°.Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..