Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 11 prillin

Është shpallur kod i verdhë për reshje në 5 zona të Bullgarisë Lindore

Foto: EPA/BGNES

Të martën, pas një nate me shi në të gjithë vendin, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje – 3°. Gjatë ditës, vranësirat do të çahen nga perëndimi, por reshjet do të vazhdojnë në lindje. Temperaturat maksimale do të jenë prej 12 deri në 17°. Në kryeqytet do të jetë deri në 12°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët dhe do të ketë reshje shiu, vende-vende me bollëk. Temperaturat maksimale do të jenë 10-11°. Uji i detit është 10-11°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira dhe mjegull me reshje. Mbi 1500 m mbi nivelin e detit do të ketë borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 3°, në 2000 m minus 2°.

Ditën e mërkurë në të gjithë vendin do të ketë vranësira të shpërndara me reshje shiu afatshkurtra.

Parashikimi i motit për jashtë vendit

Në Evropë, do të jetë pa shi mbi Angli dhe Skoci, Skandinavi, Poloni, Ukrainë, Rusinë Perëndimore, Francën Jugperëndimore dhe Gadishullin Iberik. Në Londër dhe Paris priten 13 dhe 15°, kurse në Berlin dhe Moskë do të jetë deri në 14 dhe 16°, në Romë dhe Bukuresht do të jetë 19°. Madridi mbetet kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 27°. Në Beograd do të jetë 17°. Do të jetë 16° në Athinë dhe 11° në Stamboll.

Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë përkatësisht 6 dhe 1°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 6 dhe 12°. 13° pritet në Los Anxhelos, 22 dhe 16° në Miami dhe Mexico City, 20 dhe 21° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 31°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 27 dhe 25°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 janarin 2025

Gjatë natës do të ketë vranësira të konsiderueshme. Në fusha dhe lugina do të mbajë mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0° dhe 5°, në Sofje rreth 1°. Ditën e mërkurë në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht i..

botuar më 25-01-28 7.35.MD
Alekdandër Kallçev

“Marina Bullgare” kryen hetimet e veta për rastin e anijes në Detin Baltik

Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se..

rinovuar më 25-01-28 6.23.MD

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD