Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje – 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me erë mesatare deri të fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Në lindje dhe në male do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë prej 13 deri në 18°. Në kryeqytet do të jetë deri në 13°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11° në veri deri në 15° në jug. Uji i detit është 10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje. Në lartësinë mbi 1700 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 6°, në 2000 m minus 1°.
E enjtja do të jetë me diell dhe e ngrohtë. Por të premten do të bëhet sërish e ftohtë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë, do të bjerë shi mbi Bretan, Normandi, Uells, Beneluks, Baltikun Verior, pjesën qendrore të kontinentit, Ukrainën Perëndimore dhe mbi disa pjesë të Apenineve dhe Ballkanit. Në Londër dhe Paris priten 12 dhe 14°, në Berlin dhe Moskë do të jetë deri në 13 dhe 17°, në Romë dhe Bukuresht do të jetë 19 dhe 16°. Madridi mbetet kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 23°. Në Beograd do të jetë 18°. Do të jetë 22 gradë në Athinë dhe 13 gradë në Stamboll.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 12 dhe 10°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 6 dhe 13°. 14° pritet në Los Anxhelos, 22 dhe 14° në Miami dhe Mexico City, 21° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 35°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 13 dhe 25°.Komisioni Qednror i Zgjedhjeve (KQZ) i dërgon prokurorit video regjistrimet e numërimit në 7 seksione votimi për shkak të mospërputhjeve me protokollet dhe rezultatet. Prokurorët do të duhet të kontrollojnë nëse ka prova për krijimin e dokumenteve me..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane. Ajo do të jetë në krye të departamentit “Startups, kërkime dhe inovacion”. Pas seancës..
Një takim i ministrave të brendshëm nga Bullgaria, Rumania dhe Austria në Budapest mund të zgjidhë nyjën "Shengen". Kështu shkruajnë mediat austriake. Takimi do të mbahet më 22 nëntor. Nikoqiri është Hungaria, e cila aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, ka..
Kandidatja bullgare për komisionere evropiane për “Startups, Kërkime dhe Inovacione” Ekaterina Zaharieva sot do të dëgjohet nga Komisioni për Industri,..
Pas më shumë se tre orësh seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian, u miratua kandidatura bullgare e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane...
Për herë të parë në historinë e re të zgjedhjeve bullgare, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve lë jashtë Parlamentit një parti me një rezultat prej 3,999%..