Shoqata e Qendrës Kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir i dërgoi një letër të hapur presidentit të Maqedonisë së Veriut. Anëtarët e shoqatës, e cila u fshi nga autoritetet, insistojnë që të marrin pjesë në hartimin e propozimit për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, përmes së cilës bullgarët do të përfshihen në ligjin bazë, sipas angazhimit të bërë në negociatat me BE.
“Asgjë nuk mund ta anulojë faktin se ka një çështje bullgare në Maqedoninë e Veriut, e cila mund të zgjidhet vetëm me mjetet e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Jemi të sigurt që e kuptoni se nuk mund të diskutoni për statusin tonë pas shpinës sonë dhe të pretendoni se po kërkoni një zgjidhje”, thuhet në letër, njofton BTA.
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..