Libri i shkrimtarit Namik Dokle “Atje ku dielli lind dy herë” u prezantua në Akademinë Bullgare të Shkencave (BAN). Veprimtaria është iniciativë e Institutit të Gjuhës Bullgare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, Rrethit Kulturor “Familja Ballkanike”, Shoqatës Bullgare të Fiseve nga Maqedonia dhe Shoqëria “Vatra”. Tekste nga libri u prezantuan nga artisti i Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” dhe nip i Namik Dokles - Leart Dokle.
Namik Dokle është një personazh publik dhe politikan shqiptar me origjinë bullgare. Ai lindi më 11 mars 1946 në Durrës. Origjina e tij lidhet me fshatin Borje të zonës së Gorës të rrethit të Kukësit të Shqipërisë. Romani i tij përshkruan jetën në Gorë dhe goranët. Ata janë viktima të historisë, pohon autori. Ata janë të ndarë në 3 shtete. Nga 30 fshatra - 9 janë në Shqipëri, 18 ishin në Jugosllavi. Tani ata janë në Kosovë, dhe 2 janë në Maqedoninë e Veriut.
Autori shpjegon se si kufiri ndau familjet, livadhet dhe malet. Goranët nga Shqipëria për 40 vjet nuk kishin mundësi të kalojnë këtë kufi për të takuar të afërmit e tyre në fshatrat fqinjë, të cilët janë në vendin tjetër. Kufiri për ta ishte një gjë e tmerrshme dhe ndrydhëse.
Ky roman është një biografi e Gorës, jo një autobiografi e autorit, thekson Namik Dokle.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..