Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ringjallja e Krishtit – arsyeja më frymëzuese për gëzim

4
Foto: Darina Grigorova

Në qoftë se Krishti me të vërtetë nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë edhe besimi juaj është i kotë”, thotë Shën Apostulli Pal në letrën e tij të parë drejtuar Korintasve. Mishërimi i Krishtit dhe kulmi i veprës së Tij shëlbuese - vdekja dhe Ringjallja e Tij - është thelbi i mësimit të krishterë, i cili e mban gjallë besimin e të krishterëve për më shumë se dy mijëvjeçarë. Në këtë kuptim, Ringjallja e Krishtit është thelbësore për besimin e krishterë, sepse ndryshon status quo-në në univers, shkatërron vdekjen për të dhënë jetë në përjetësi. Dashuria dhe gjithë-falja triumfojnë dhe të gjithë ftohen të festojnë në tryezën e Zotit. Shprehje e kësaj feste madhështore është shërbesa e Pashkëve, në fund të së cilës të gjithë si ata që kreshmuan, ashtu edhe ata që nuk mbajtën kreshmë ftohen të marrin kungim për të pranuar Zotin në vetvete dhe për t’u bashkuar me Të.

“Është një bukuri, kur e dimë se vdekja nuk është e frikshme dhe se si në pranverë e gjithë jeta rilind, pas vdekjes sonë do të ringjallemi, si Zoti ynë, për jetë të përjetshme dhe të lumtur në mbretërinë e Tij - vëren Krasimira Draguleva, një mësuese shumëvjeçare e gjuhës angleze. - Prandaj, për kombet ortodokse festa më e madhe e vitit nuk është Lindja e Krishtit, por Ngjallja e Krishtit. Është premtimi për të gjithë ne për atë që do të vijë, por sigurisht, me kusht që të jetojmë në Krishtin, jo vetëm të asistojmë në shërbimet kishtare, të ndezim qiri, por edhe të marrim kungimin e Shenjtë -Eukaristinë. A e duam Atë, a besojmë në Të? Besimi në Të do të thotë studim i mësimeve të Krishtit dhe përjetim i Eukaristisë së Shenjtë, me pendim, mirëdashje dhe synim për hyjnizimin. Kjo është Ringjallja e Krishtit! Kjo është arsyeja pse është një festë kaq e mrekullueshme dhe gjithëpërfshirëse.”

Krasimira Draguleva

Ngjalljen e quajnë festën e festave, sepse nuk ka gëzim më të madh se fitorja mbi errësirën dhe vuajtjet. Besimi në Ringjallje dhe në jetën e përjetshme është fuqia që i ndihmon besimtarët të kalojnë nëpër sprova pa pasur dhimbje dhe hidhërim në shpirtrat e tyre.Ajo që e dallon një të krishterë të vërtetë është mungesa e plotë e ligësisë dhe zilisë, dhe pavarësisht nga vuajtjet e tij personale, ai mund të gëzohet së bashku me të tjerët. “Kjo është, do të thosha, një shenjë e vetëmohimit, e ngjashme me atë të Krishtit”, vëren At Boris Borisov nga kisha “Shpërfytyrimi i Shenjtë” e kryeqytetit dhe shton:

“Të gjithë kemi sprova të vështira, momente të vështira dhe këtu duhet t’i kthejmë sytë nga Kryqi i Krishtit dhe Ringjallja e Tij e ndritshme, e cila na tregon kuptimin e vuajtjes. Kjo është diçka që ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht, natyrisht, thjesht racionalisht, por megjithatë thelbi më i lartë i vuajtjes është që ne të përmirësojmë veten. Si ari në furrë, në zjarrin e pikëllimeve, të gëzohemi së bashku me njerëzit që na rrethojnë, të cilëve po ndodhin ngjarje të gëzueshme në këtë moment, të ruajmë njerëzimin tonë, të mund të ngrihemi me madhështi - kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme.”

Sipas At Borisit, çdo njeri në një moment të jetës së tij kalon nëpër pikëllime dhe humbje të rënda, çështja është të mbajmë kryqin si një pjesëmarrje në Shpëtimin tonë, në mënyrë që të kemi pjesë në Ringjalljen e Krishtit:

“Siç tha Jezu Krishti: “Kushdo që dëshiron të vijë pas meje, le të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë”. Kisha e drejton vëmendjen tonë pikërisht te këto të vërteta, se të qenit ithtarë të Krishtit nuk është diçka që thjesht nënkuptohet, por duhet të kemi përpjekje të vazhdueshme dhe kështu të detyrojmë veten - vëren At Boris. - Kjo do të thotë në një luftë të brendshme të luftojmë egoizmin tonë, varësinë tonë nga fitimi, tekat dhe dobësinë tonë të karakterit, në mënyrë që realisht t’i afrohemi sa më shumë Zotit, për t’u bërë si Zoti, gjë që është qëllimi i jetës së krishterë.”

Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD