Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për kartolinat e para të Pashkëve në Bullgari

Kartolina të Pashkëve dhe pranverës nga koleksioni i Dr. Petër Veliçkov

Në vitet '60 të shekullit XIX, në Evropën Perëndimore u shfaqën të ashtuquajturat "kartolina të hapura" - kartolina pa zarf, me adresat e marrësit dhe dërguesit në njërën anë dhe tekstin nga ana tjetër. Pas disa hezitimeve që lidhen me faktin se të gjithë mund të lexojnë atë që shkruan dërguesi, ato fillojnë të dërgohen masivisht dhe Bullgaria është një nga vendet e para në Evropë që lejon prodhimin dhe dërgimin e kartolinave.

Kartolinat bullgare të këtij lloji u shfaqën menjëherë pas Çlirimit - në 1879, dhe pak më vonë u shfaqën edhe kartolinat tona të njohura me urime për festat. Fatkeqësisht, mungesa e interesit për to deri tani e ka bërë të pamundur studimin apo mbledhjen e tyre.

Në Bullgari nuk kemi asnjë koleksion shtetëror, ka mundësi që ndonjë koleksionist më vete të ketë koleksione të tilla, por ato janë të padisponueshme për të gjithë – shpjegon dr. Petër Veliçkov, historian i letërsisë, gazetar dhe poet, i cili është i pari që ka mbledhur shembuj të mrekullueshëm të Kartolinave të Pashkëve dhe pranverës në një libër. - Në të gjithë botën, përfshirë edhe në vendin tonë, kjo kartolinë ka për detyrë të dërgohet dhe t'i sjellë gëzim atij që e merr, pas së cilës zakonisht hidhet. Por për shkak se këto kartolina kanë qenë kujtime të këndshme për marrësit, shumë prej tyre i kanë ruajtur dhe kështu kanë arritur te ne”.


Kartolina e parë bullgare e Pashkëve në posedim të koleksionistit është e vitit 1898. Është një litografi me ngjyra të Ngjalljes së Krishtit në një seri pikturash. Teksti në anën e përparme lexon: "Krishti u ringjall!" dhe është shtypur në qytetin e Samokovit.

Në edicionin luksoz dhe më të kompletuar deri më sot, "Kartolinat e Pashkëve dhe Pranverës nga Perandoria e Tretë Bullgare" (1878-1946), mbizotërojnë mostrat e Evropës Perëndimore, kryesisht nga Gjermania, e cila është lider në prodhim, cilësi dhe shpërndarje. Rreth vitit 1910, shitësit bullgarë filluan të porosisin botime speciale për Bullgarinë me mbishkrime në bullgarisht. Gjatë gjithë kohës, kartolinat janë shumëngjyrëshe, me figura karakteristike - fëmijë, lepur Pashkësh, vezë të kuqe, zogj, pula, qengja, buqeta. Më të pakta janë ato fetare që kanë lidhje me kryqëzimin dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.

Megjithatë, në vitet 20-30 të shekullit të kaluar, në Bullgari u shfaqën revista të shumta dhe libra për fëmijë, me ilustrime nga artistë të njohur bullgarë si Vadim Llazarkeviç, Ilija Beshkov, Georgi Atanasov etj. Pikërisht ky interesim në lidhje me ilustrimin paracaktoi bumin e madh në kartolinave origjinale bullgare të Pashkëve dhe të pranverës.

“Unë fillova t'i mbledh këto kartolina kryesisht për shkak të historikut bullgar të tyre - thotë Dr. Petër Veliçkov në një intervistë me Desisllava Semkovskën nga Radio Bullgaria. - Artistët bullgarë sjellin shumë momente të reja nga folklori, nga etnografia, nga lloji i figurave, kanë ngjyra më të freskëta dhe janë shumë më artistike. Nuk është rastësi që kartolinat bullgare po bëhen jashtëzakonisht të njohura, dhe po zenë vendin e kartolinave të Evropës Perëndimore”.

Në periudhën pas vitit 1944 (deri në vitin 1989), kur feja ishte e ndaluar dhe festat si Krishtlindjet dhe Pashkët ishin gjithashtu të ndaluara, këto kartolina u bënë të paligjshme dhe shumë artistë vizatonin 50-100 kartolina me dorë dhe i shisnin në të zezë ose ua jepnin miqve.

“Ky moment në historinë e kartolinave të Pashkëve vështirë se mund të rikuperohet, ndonëse pas vitit 1989 shumë prej tyre u shfaqën në tregun antik – shprehet Dr. Veliçkov. "Shpresoj që dikush nga të rinjtë një ditë të gjejë kohë për ta parë këtë kartolinë në tërësi."

Fotot janë marrë nga shtëpia botuese „Lindje-Perëndim“

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD