Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kina nuk do të mbështesë pushtimin rus të Ukrainës me armë

Analena Berbok dhe Cin Gan
Foto: BGNES

Qeveria kineze nuk do t}i sigurojë armë Rusisë për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë as tani, as në të ardhmen, u bë e qartë pas një takimi dy-orësh në Pekin midis ministrit të jashtëm Cin Gan dhe kryediplomatit gjerman, Analena Berbok. “Ne nuk furnizojmë dhe nuk do të furnizojmë me armë palët në konflikt”, citohet Cin Gan nga DPA. Sipas tij, roli i Kinës në Ukrainë është të promovojë pajtimin dhe të përshpejtojë bisedimet e paqes.

Kreu i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, megjithatë, tha se do të jetë e vështirë për Evropën t’i besojë Kinës nëse vendi nuk përpiqet të gjejë një zgjidhje politike bazuar në tërheqjen e Rusisë nga territori i Ukrainës, njofton Reuters. “Neutraliteti përballë shkeljes së normave ndërkombëtare nuk ngjall besim”, shtoi ai, duke i bërë thirrje presidentit Si Xhinpin të bisedojë me Vollodimir Zellenski dhe të ofrojë ndihmë humanitare për popullin ukrainas.

9 të vrarë dhe 21 të plagosur – ky është rezultati i bombardimeve ruse në qytetin lindor Sllavjansk, njofton Reuters. Mes viktimave është edhe një fëmijë dyvjeçar. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të katër personave nën rrënojat e një blloku apartamentesh të granatuar. Pati të paktën shtatë shpërthime në qytet, përfshirë në një shkollë.

Oleksij Danillov, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit, shkroi në Twitter se Ukraina do të përdorë të gjitha armët që nuk janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar për të çliruar territorin e saj, përfshirë gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 korrikun 2024

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Të mërkurën para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Pasmesditës nga veriperëndimi do të fillojnë të zhvillohen vranësira grumbulluese-shiu...

botuar më 24-07-23 7.15.MD
Baza bullgare në ishullin Livingston

Shkencëtarët bullgarë do të eksplorojnë kozmosin e afërt nga Antarktida

Për herë të parë, nga Baza Antarktike Bullgare në ishullin Livingston do të studiojnë në detaje pulsimet në jonosferën e Tokës të shkaktuara nga stuhitë diellore, aktiviteti i koronës diellore. Kjo parashikohet në projektin e parë bullgar të..

botuar më 24-07-23 5.46.MD
Dimitër Gllavçev

Kompetencat e kryeministrit në detyrë për Ukrainën sanksionohen nga parlamenti

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të dërgojë trupa atje. Gllavçev u përgjigj pyetjeve aktuale të mediave dhe qytetarëve gjatë një..

botuar më 24-07-23 3.56.MD