Qeveria kineze nuk do t}i sigurojë armë Rusisë për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë as tani, as në të ardhmen, u bë e qartë pas një takimi dy-orësh në Pekin midis ministrit të jashtëm Cin Gan dhe kryediplomatit gjerman, Analena Berbok. “Ne nuk furnizojmë dhe nuk do të furnizojmë me armë palët në konflikt”, citohet Cin Gan nga DPA. Sipas tij, roli i Kinës në Ukrainë është të promovojë pajtimin dhe të përshpejtojë bisedimet e paqes.
Kreu i diplomacisë evropiane, Zhozep Borell, megjithatë, tha se do të jetë e vështirë për Evropën t’i besojë Kinës nëse vendi nuk përpiqet të gjejë një zgjidhje politike bazuar në tërheqjen e Rusisë nga territori i Ukrainës, njofton Reuters. “Neutraliteti përballë shkeljes së normave ndërkombëtare nuk ngjall besim”, shtoi ai, duke i bërë thirrje presidentit Si Xhinpin të bisedojë me Vollodimir Zellenski dhe të ofrojë ndihmë humanitare për popullin ukrainas.
9 të vrarë dhe 21 të plagosur – ky është rezultati i bombardimeve ruse në qytetin lindor Sllavjansk, njofton Reuters. Mes viktimave është edhe një fëmijë dyvjeçar. Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të katër personave nën rrënojat e një blloku apartamentesh të granatuar. Pati të paktën shtatë shpërthime në qytet, përfshirë në një shkollë.
Oleksij Danillov, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes së vendit, shkroi në Twitter se Ukraina do të përdorë të gjitha armët që nuk janë të ndaluara nga ligji ndërkombëtar për të çliruar territorin e saj, përfshirë gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..