Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova u shpall kampione në turneun në qytetin spanjoll Zaragoza me një fond shpërblyes prej 80 mijë dollarësh.
Bullgarja e renditur në vendin e dytë mundi çeken Tereza Martincova me 4:6, 6:2, 6:3. Me suksesin e saj, Viktoria Tomova fitoi 115 pikë për renditjen botërore, ku zë vendin e 98-të. Tenistja ka 17 tituj nga turnetë ITF dhe ai i fituar në Zaragozë është i dyti i një rangu kaq të lartë pas atij të Biarritz të Francës në 2019-ën.Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..