Minoriteti bullgar në Rumani është ndër komunitetet e njohura që gëzojnë të drejta të gjera. Në fqinjin tonë verior, këto pakica kombëtare kanë një vend pothuajse të garantuar në parlament, të premtuar që në 1 dhjetor 1918, kur Transilvania iu bashkua Rumanisë, përmes deklaratës nga qyteti i Alba Iulia. Që atëherë, ata i gëzojnë këto të drejta dhe kjo u ka siguruar financime nga shteti rumun për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar.
Përfaqësuesi në parlamentin rumun i bashkatdhetarëve tanë në veri të Danubit është bullgari banat Georgi Nakov, i zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Ai është gjithashtu konsull nderi i Bullgarisë në Timishoara me një qark konsullor në rajonet e Aradit, Timishit, Karash-Severinit dhe Hunedoarës. Ka qenë kryetar i komunës Star Beshenov – fshati më i madh i bullgarëve në Banat, në periudhën 2005-2016. Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Vlladimir Mitev, një koleg nga redaksia rumune e Radio Bullgarisë, na prezanton me të:
“Shoqata jonë e bullgarëve të Banatit – Unioni i Bullgarëve të Banatit në Rumani, e ka bazën në Timishoara – thotë Georgi Nakov. - Anëtarët e saj janë katolikë dhe ne jemi diaspora bullgare më e vjetër e ruajtur. Me përjashtim të mandatit 1996-2000, të gjithë deputetët e tjerë kemi qenë nga Unioni i Bullgarëve të Banatit. Ky është rezultat i punës së njerëzve që fituan të drejtën për të përfaqësuar pakicën në parlament. Në Rumani ka komunitete që flasin bullgarisht, por nuk deklarohen si bullgarë, por shkruhen si rumunë apo serbë, prandaj nuk kanë të drejtë të përfaqësojnë pakicën bullgare”.
Sipas Georgi Nakov, numri i afro gjashtë mijë shtetasve rumunë që janë deklaruar bullgarë është i ulur. Shpjegimi qëndron në rrethanat historike që i shtynë bullgarët që u vendosën në Vllahi në shekullin e ХIX-të të deklaroheshin si "serbë" për të mos u dëbuar përsëri në Perandorinë Osmane. Deputeti bullgar në parlamentin rumun është kategorik se nuk ka asnjë problem në lidhje me të drejtat kulturore të komunitetit bullgar. Studimi i bullgarishtes si gjuhë amtare po zhvillohet gjithnjë e më shumë në Banat dhe po bëhen përpjekje që ajo të studiohet edhe në vende të tjera.
Si kanë evoluar marrëdhëniet bullgaro-rumune dhe si u ka ndikuar lufta në Ukrainë?
“Kjo luftë është një gjë e keqe, por situata bashkon shoqëri, shtete, njerëz, grupe të ndryshme etj.. Mendoj se kjo vërehet edhe mes Rumanisë dhe Bullgarisë. Kjo luftë na bëri më të afërt. Ne jemi partnerë tnë NATO-, kemi hyrë së bashku në Bashkimin Evropian, kështu që mund të flasim për një marrëdhënie shumë të ngushtë mes dy vendeve. Ekonomikisht, mendoj se kjo duket qartë. Shkëmbimi i mallrave ka arritur në afro 7.5 miliardë euro, që nuk është pak. Turistët bullgarë vijnë në Rumani. Turistët rumunë vijnë në Bullgari, gjë që na bën të lumtur”, thotë Nakov dhe shton se shtyrja e anëtarësimit të dy vendeve në Shengen i detyron ata të punojnë së bashku në të ardhmen.
Sa i përket pakicës bullgare në Rumani, sipas Georgi Nakovit, ajo është një lloj ambasadori i Bullgarisë në Rumani, sepse qytetarët rumunë që njohin bashkatdhetarët tanë nga minoriteti shpesh theksojnë kontaktin e tyre të drejtpërdrejtë me ta si diçka pozitive - thekson bullgari nga Banati dhe shton: - Kjo duket në marrëdhëniet midis Rumanisë dhe Bullgarisë si vende”.
“Unë jam optimist se kjo do të vazhdojë të zhvillohet në të ardhmen. Ndihmon shumë edhe politika rumune ndaj minoriteteve, që mendoj se është më e zhvilluara në Evropë. Në administratë përdoret edhe gjuha bullgare, deri tani vetëm në Star Beshenov. Kjo ndihmon shumë jo vetëm për ruajtjen tonë në Rumani si bullgarë, por edhe për marrëdhëniet bullgaro-rumune”.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook/gheorghe.nacov, Facebook/BulgarianEmbassyRomania
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..
Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet..