Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nenka Rashkova për jetën jashtë vendit dhe hobin që i bën ditët plot ngjyra

10
Foto: Piktura prej fijesh

Dy vende pune, shtëpi, bashkëshort, fëmijë dhe qen - kjo është përditshmëria e Nenka Rashkovës në Gjermani. Ashtu si shumica e bullgarëve jashtë vendit, familja e re ka vendosur të largohet nga Bullgaria për arsye shumë prozaike:

U larguam para 4 vitesh sepse nuk gjenim mundësi dhe kishim marrë kredi, si çdo familje bullgare. Vendosëm të jetonim në Gjermani sepse burri im mori një ofertë pune dhe u vendosëm këtu dy ditë pasi djali ynë i mrekullueshëm mbushi 1 vjeç. Vështirësitë me të cilat ballafaqohet në fillim çdo bullgar jashtë vendit janë gjuha, gjithçka është e panjohur, nuk ka miq, të njohur për të telefonuar, çdo gjë duhet ta bëjë vetë”, thotë bashkëbiseduesja jonë.


Dashuria mes Nenkës dhe bashkëshortit të saj Rado ndizet me shikim të parë. Ajo është aq e fortë dhe e vërtetë sa vajza e re lë punën e saj në sektorin e IT në Bullgari dhe nis një aventurë të jashtëzakonshme:

“Ai ishte një shofer ndërkombëtar dhe ne ishim të qartë se një marrëdhënie në distancë nuk mund të zgjaste, kështu që unë u nisa me të. Për 1 vit kam udhëtuar në 14 vende, kam pasur shumë përjetime interesante - të mira dhe të këqija, por kujtimet e mira mbizotërojnë. Dhe pas atij një viti morëm vesh se u nisëm dy dhe u kthyem tre.”

Në Bullgari, Nenka Rashkova mori një arsim të shkëlqyer. Është kontabiliste dhe specialiste në “Hidrogjeologji dhe Gjeologji Inxhinierike”. Por në Gjermani, ajo punon në një kompani lokale të hotelerisë dhe tri herë në javë në një kompani pastrimi. “Erdha në Gjermani për të pastruar, por ndihem shumë mirë”, thotë ajo duke qeshur.

Këtu, larg Bullgarisë, Nani, siç e quajnë të gjithë, rizbulon gjithashtu hobin e saj të dashur – të krijojë suvenire më të ndryshme dhe piktura të mahnitshme prej fijesh.

Punimet e bukura të Nenkës janë në pronësi të dhjetëra njerëzve nga të gjitha anët e botës dhe kënaqësia më e madhe për zejtaren vjen nga mbështetja e familjes së saj dhe falënderimet dhe fotot e dërguara nga klientët. “Kjo më jep nxitje dhe kënaqësi të bëj gjithnjë e më shumë gjëra dhe t'i bëj ato gjithnjë e më të ndryshme”, thotë ajo.

Edhe pse larg vendlindjes së saj, Nenka Rashkova interesohet për situatën në vendin tonë:

Ajo që po ndodh tani në Bullgari është një tragjedi për mua. Ne, bullgarët që jetojmë jashtë, shpeshherë themi se Bullgaria na dëboi nga atdheu. Por në realitet, jo Bullgaria, por pushtetarët tanë na dëbuan. Më vjen keq për Bullgarinë, është një vend shumë i bukur, por për mua personalisht, të gjithë këta pushtetarë duhet të largohen nga parlamenti dhe të vijnë njerëz të rinj që të mendojnë në të vërtetë për të ardhmen e bullgarëve, dhe jo vetëm për përfitimin e tyre. "

Nenka Rashkova thotë se nuk mban lidhje me bullgarët e tjerë në Gjermani.

“Proverbin “Iku nga bullgarët jashtë” ne e ndjemë. Në fillim, kur jetonim këtu, kishim kontakte me shumë bullgarë, por mënyra jonë e të menduarit disi ndryshon jashtë vendit, nuk ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kur dikush arrin ndonjë sukses, tjetri mendon se si të përfitojë, krijohen konflikte, prandaj vendosëm të jemi të pavarur.”

Ju mungon Bullgaria?

“Jo – është kategorike Nenka Rashkova. - Sado e ashpër të tingëllojë, më vjen keq vetëm për të afërmit e mi. Sa herë shkojmë në shtëpi për pushime verore, jemi të zhgënjyer. Thjesht këtu, në Gjermani, të gjitha ëndrrat tona u realizuan dhe trishtimi për Bullgarinë u zhduk.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Piktura prej fijesh




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stefan Borgoxhijski nga Roma: Përmes gajdeve lidh dy anët e mia – atë bullgare dhe atë italiane

Ai është 24 vjeç, me origjinë nga qyteti bullgar Rakovski, por gjithë jetën e ka kaluar në Itali. Aktualisht është student në Akademinë e Muzikës “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia) në Romë për klarinetë, por është i dashuruar me..

botuar më 24-01-04 7.15.PD

Arritjet e bullgarëve në mbarë botën në vitin 2023

Viti 2023 që po lemë pas ishte një vit në të cilin bota u hap pas pandemisë Covid-19 dhe ndjeu nevojën e madhe dhe joshjen e mundësisë për t'u kthyer në takime t e plota me artin, kulturën, sportin dhe sferat e tjera të aktivitetit në të cilat..

botuar më 23-12-31 7.30.PD
Foto: Krasimir Martinov

Ramona Tullumani: Në operën e Sofjes ndihem si Maria Callas

Sopranoja e njohur shqiptare Ramona Tullumani është një nga artistet me të cilën mirëpresim vitin e ri 2024 në atmosferën e ngrohtë të Operës së Sofjes, në koncertin tradicional gala të Vitit të Ri (29, 30 dhe 31 dhjetor 2023), biletat për të cilin u..

botuar më 23-12-26 7.30.PD