Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Instituti Francez në Sofje me një ftesë për vizitë në kinema dhe një pyetje - e qëndrueshme apo (e pa) durueshme është e ardhmja jonë

Foto: Instituti Francez në Sofje

Filmi "Planeti i Gjelbër" (1996 - në frëngjisht, me titra bullgarisht) do të shfaqet më 22 prill në orën 14:00 në sallën "Sllavejkov" të Institutit Francez në Bullgari. Shfaqja është pjesë e nismës së instituteve franceze në mbarë botën e quajtur “Nata e Ideve 2023”. Edicioni i tetë i saj titullohet "Më shumë?" Instituti Francez në Bullgari e shqyrton temën përmes prizmit të problemeve mjedisore, nën titullin e përgjithshëm: "E ardhmja jonë: e qëndrueshme apo e (pa)durueshme?" Praktikat tona të qëndrueshme, por edhe shkatërruese në lidhje me qenien tonë si përdorues ose turistë në male ishin objekt diskutimi më 20 prill.

“Ne vazhdimisht marrim paralajmërime se mënyra jonë e jetesës dhe konsumit çon në mbishfrytëzimin e burimeve natyrore. Ne e dimë gjithashtu se si shoqëri gjenerojmë sasi kolosale mbetjesh, disa prej të cilave janë ndotës të vazhdueshëm të mjedisit natyror. Por gjithsesi, a jemi në gjendje të masim dëmin e sjelljes sonë? A kanë efekt real zgjidhjet që ne ofrojmë?" - pyesin organizatorët e forumit.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Instituti Francez në Sofje




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD