Për 3 muajt e fundit, të ardhurat e nevojshme për të mirëmbajtur 1 person janë rritur me 3.1%. Në bazë vjetore me 14.6%, sipas monitorimit të çmimeve të konsumit dhe pagave nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). Paratë për të mbështetur një punonjës që jeton vetëm rriten me 89 euro (178 leva), dhe për një familje me tre anëtarë me 160 euro (320 leva).
Të ardhurat mujore neto për të mbajtur jetën e një personi janë 697 euro (1394 leva), për një familje me tre anëtarë janë 1254 euro (2509 leva). 25% është norma e inflacionit për mallrat thelbësore dhe pagat në sektorin buxhetor e kanë humbur 6% fuqinë blerëse që nga fillimi i vitit 2023.
2/3 e njerëzve që punojnë nuk i marrin paratë që u nevojiten për të jetuar, tha ekonomisti nga KNSB Ljubosllav Kostov. Sipas llogaritjeve të KNSB-së, paga minimale duhet të jetë 650 euro (1300 leva), jo 390 euro (780 leva).
Në kushtet e inflacionit të lartë rekord në 20 vitet e fundit, paga minimale bullgare është rritur dy herë më pak se ajo në shumicën e vendeve të BE-së.
Liria ekonomike në Bullgari vazhdon të ulet sipas analizës së fundit të Institutit për Ekonominë e Tregut (IPI) të kryer së bashku me Institutin Kanadez “Frejzër”. Në studimin “Liria ekonomike në mbarë botën 2023”, Bullgaria është në vendin e..
Mbarështuesit e shpendëve nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Turqia dhe vende të tjera takohen më 19 dhe 20 shtator në Inter Expo Center, Sofje, për..
7.7% inflacion vjetor dhe 0.4% mujor në gusht të këtij viti mati Instituti Kombëtar i Statistikave. Në gusht, krahasuar me korrikun, më shumë është rritur çmimi i karburanteve, i shërbimeve të transportit, kujdesit shëndetësor, restoranteve dhe..
Liria ekonomike në Bullgari vazhdon të ulet sipas analizës së fundit të Institutit për Ekonominë e Tregut (IPI) të kryer së bashku me Institutin Kanadez..