Në edicionin e 14-të të Ditës Ndërkombëtare të Kërcimit, grupe folklorike bullgare, maqedonase, turke dhe greke do të performojnë në qytetin e Pirinit, Goce Dellçev. Programi fillon të shtunën pasdite (29 prill në ora 17:00) me paradën tradicionale dhe shumëngjyrëshe të pjesëmarrësve nga sheshi "Maqedonia" deri në sheshin emblematik "Goce Dellçev", ku të gjitha ansamblet do të marrin pjesë në koncertin e përgjithshëm.
Të nesërmen, të dielën, në parkun e qytetit do të zhvillohet një mësim i hapur për mësimin e valleve bullgare. Pjesëmarrës të veçantë në eventin e vallëzimit këtë vit janë Ansambli i Valleve Folklorike të Komunës Nilufer, Bursa, Turqi, KUD "Efrem Karanov" Kratovë, Republika e Maqedonisë dhe Ansambli Nevrokop për këngë dhe valle popullore - Goce Dellçev. Pjesë janë edhe grupe vallëzimi nga rajoni i Blagoevgradit, si dhe përfaqësues të institucioneve për fëmijë dhe atyre arsimore në komunën e Goce Dellçev.
Në paradën e vallëzimit mund të bashkohet kushdo që ka dëshirë dhe ka një kostum, apo bluzë me motive folklorike.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Fshati Asenovo i Banatit, pranë qytetit Danubian të Nikopollit, u kthye si një destinacion kulinarie falë Marija Ivanovës, sekretare e bibliotekës vendase dhe iniciatore e palodhshme e aktiviteteve të ndryshme për ruajtjen e kulturës së Banatit...
Qyteti Vidin për të katërtin vit radhazi është nikoqir i Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Danubi i Kaltër”. Aktiviteti në Parkun e Danubit në qytet do të vazhdojë deri të dielën – 3 shtator. Misioni i madh i festivalit është ruajtja,..
Në të gjithë botën, gatimi shkon paralelisht me turizmin, duke u bërë një industri fitimprurëse që fuqizon sektorë të tërë të ekonomive lokale. Ushqimi i shijshëm tradicional është pjesë e patjetërsueshme e mozaikut turistik të Bullgarisë. Kjo është..