“Në këtë fazë nuk mund të thuhet se ka të dyshuar”, tha zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Marian Marinov, në lidhje me tentativën për vrasjen e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev. Fjalët e tij vijnë disa orë pasi ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev njoftoi në një konferencë në Këshillin e Ministrave se ka të dyshuar për atë që ndodhi në rrugën Sofje-Samokov. Ndërkohë, ka përfunduar këqyrja e vendit të shpërthimit dhe tash e tutje do të punojmë me shërbimet operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shërbimet e sigurisë dhe të gjitha shërbimet partnere ndërkombëtare, tha gjithashtu zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Sijka Mileva, zëdhënëse e Prokurorit të Përgjithshëm, njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për krim të kryer sipas nenit 108 të Kodit Penal për terrorizëm.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..