Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kievi: Moska po përpiqet të shkaktojë një kundërsulm të shpejtë

Foto: AFP

Rusia ka ndryshuar taktikat e saj në luftën 15-mujore në Ukrainë dhe ka nisur qëllimisht sulmeme raketa në zonat e banuara, thotë qeveria ukrainase. Sipas Mihajlo Podoljak, një këshilltar i Presidentit Volodimir Zelenski, një nga qëllimet është të provokojë një kundërsulm të shpejtë. Sulmet e fundit raketore ruse supozohej të tregonin nëse vendi i sulmuar është në gjendje të mbrojë hapësirën e tij ajrore, beson Podoljak.

Ukraina vazhdon të shmangë një pushtim të plotë rus dhe Rusia nuk ka municione të mjaftueshme për të pasur sukses në ofensivë, ka pohuar inteligjenca britanike.

Ndërkohë, ministri rus i mbrojtjes Sergej Shojgu njoftoi në një takim me komandën e lartë ushtarake se vendi duhet të rrisë prodhimin e tij ushtarak, pasi suksesi i trupave ruse varet në një masë të madhe nga rimbushja në kohë e rezervave të armëve. Sipas fjalëve të tij, ndërmarrjet e armëve kanë marrë urdhra të rrisin vëllimin e prodhimit në një periudhë të shkurtër kohore.

Shtetet e Bashkuara do të shpallin sot paketën e 37-të të ndihmës ushtarake për Ukrainën me vlerë 300 milionë dollarë. Për herë të parë, do të sigurohen raketa ajër-tokë me rreze të shkurtër veprimi për ta ndihmuar vendin e sulmuar të dobësojë bastionet tokësore ruse dhe të sigurojë mbështetje ajrore për avancimin e trupave ukrainase në ofensivën e planifikuar të pranverës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD