Një komplet i plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - fituan boksierët bullgarë nga Kampionati Evropian për të rinj dhe vajza, i cili u zhvillua në Jerevan.
Konstantin Kostov fitoi titullin në kategorinë 57 kg ndaj përfaqësuesit vendas Gor Azizjan.
Viktorio Iliev fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 60 kg.
Shpresa jonë në boksin për femra Alejna Mehmed fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 81 kg.
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..