Imazhi dhe vepra e Apostullit të Lirisë lind në mendjen e çdo bullgari kur duhet të thotë emrin e një heroi kombëtar. Dhe pavarësisht se historianët debatojnë për disa momente nga jeta e tij, ai ze një vend të rëndësishëm në zemrat e popullit të tij. Dëshmi për këtë janë moria e monumenteve të shpërndara nga Caribrodi serb deri në Argjentinën e largët, emrat e institucioneve të ndryshme, duke përfshirë shkolla të panumërta në vend, si dhe dhjetëra jashtë vendit.
“Për fëmijët ky është heroi me idetë më të ndritura – thotë Lilija Dimitrova, drejtoreshë e shkollës bullgare të së dielës “V. Levski” në Zaragoza të Spanjës. - Ai ishte i pari që dha idenë se Bullgaria nuk do të çlirohet pa përgatitjen e organizatave në çdo qytet dhe fshat. Për nxënësit tanë është shumë interesante nga pikëpamja e botës moderne, se si Apostulli udhëton nga një vend në tjetrin, duke rrezikuar jetën, duke ruajtur idealet e tij dhe duke dhënë gjithçka për lirinë. Ata i dinë të gjitha porosite e tij dhe janë krenarë që shkolla e tyre mban emrin e heroit më të pastër dhe më të ndritur të historisë sonë”.
Përpara pandemisë, komuniteti bullgar në qytetin e dytë më të madh spanjoll Zaragoza numëronte 800 banorë dhe në rajonin e Aragonit rreth 5000. Bashkatdhetarët tanë janë të punësuar kryesisht në bujqësi dhe në prodhimtari, pasi në këtë zonë janë ndërtuar shumë fabrika.
Numri i nxënësve që ndjekin shkollën “Vasill Levski” varion – nga 28 deri në 37. – tregon Lilija Dimitrova.
“Heronjtë më të mëdhenj janë prindërit, këtë e them gjithmonë! Në Spanjë distancat janë shumë të mëdha. Mund të jap shembull një familje që ka 8 vjet që udhëton çdo javë 80 kilometra në mënyrë që fëmija i tyre të ndjekë shkollën tonë - thotë drejtoresha. – Dhe në të vetmen ditë të lirë që kanë. Me kalimin e viteve, në Spanjë është rritur tashmë një brez i dytë fëmijësh, të cilët edhe pse jetojnë këtu, ndihen bullgarë sepse rrënjët e tyre janë bullgare”.
Mësimet mbi patriotizmin janë pjesë e rëndësishme e punës me fëmijët në shkollën "Vasill Levski" në Zaragoza. Bullgarët e vegjël morën pjesë me entuziazëm në nismën e Radio Bullgarisë "Për Levski" me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së Apostullit, duke na dërguar një video dhe foto nga mësimi, në të cilin nxënës nga të gjitha klasat morën pjesë. “Ne jemi krenarë që mbajmë emrin e tij dhe përpiqemi të ndjekim porositë e tij!”- na shkruajtën ata.
Foto: Shkolla "Vasill Levski" në Zaragoza
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..