Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një eurodeputeti bullgar nuk iu lejua të hyjë në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Andrej Kovaçev
Foto: BGNES

Eurodeputetit nga Partia Popullore Evropiane Andrej Kovaçev, kryetarit të Fondacionit “Kujtesa Bullgare” Milen Vrabevski dhe tre personave të tjerë nuk iu lejua për të hyrë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me rastin e festës së Shën Gjergjit ata duhej  të merrnin pjesë në një shërbim përkujtimor në kujtim të ushtarëve bullgarë të rënë në betejat për bashkim kombëtar në Novo sello të Strumicës.

Ky aktivitet përkujtimor organizohet prej vitesh nga Ambasada e Bullgarisë në Shkup, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir dhe Fondacioni “Kujtesa Bullgare” në varrezat ushtarake bullgare në Novo sello.

Në pozitën e saj, Ministria e Punëve të Jashtme bullgare shprehu zhgënjimin e fortë me vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut “për të ndërmarrë veprime për të errësuar festimin solemn të Ditës së Shën Gjergjit, 6 maj.

Megjithatë, liturgjia përkujtimore u krye. Për vitin e parë, ajo përfshinte një shërbim të përbashkët midis dy kishave ortodokse. Në ceremoni asistuan përfaqësues të trupit ushtarako-diplomatik në Maqedoninë e Veriut dhe nxënës nga Bullgaria.

Varreza ushtarake bullgare në Novo sello është një nga 471 varrezat ushtarake bullgare në territorin e Maqedonisë së Veriut , e cila u restauruar vite më parë me fondet e Fondacionit “Kujtesa Bullgare”.


Në lidhje me incidentin e sotëm të paprecedentë, MPJ-ja thekson se pretendimet e deklaruara nga Maqedonia e Veriut për integrim evropian kërkojnë, së paku, ndërprerjen e provokimeve ndaj Bullgarisë, bullgarëve dhe përfaqësuesve të  institucioneve evropiane. “Pala bullgare do ta ngrejë çështjen zyrtarisht para autoriteteve në Maqedoninë e Veriut dhe para partnerëve tanë ndërkombëtarë, pasi zhvillimet e një natyre të ngjashme kanë një ndikim negativ në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe në përpjekjet e palës bullgare që synojnë rivendosjen e besimit dhe krijimin e një klime pozitive për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD
Aleksandër Nikolloski

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes  një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..

botuar më 24-07-12 4.40.MD

Po diskutohet krijimi i linjës ajrore Sofje – Tiranë

Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..

botuar më 24-07-12 10.28.PD