Po afron premiera e dokumentarit “Lufta jonë e huaj”. Për një orë e gjysmë, që kalon pa u ndjerë, dokumentari që shfaqet në ekran rrëfen fatin e Batalionit të Dytë Bullgar në Irak në vitin 2004. Misioni i tyre është dramatik. Ata ndërhynë pas datës tragjike të 27 dhjetorit 2003 dhe sulmit në Batalionin e Parë Bullgar në bazën "India", ku vdiqën pesë bullgarë dhe u plagosën 27. Batalioni i dytë u gjend në epiqendrën e kryengritjes shiite të vitit 2004. Gjatë festës fetare të Ashures, luftimet përfshinë edhe qytetin e shenjtë të Qerbelasë, ku ishte baza e ushtrisë bullgare. Regjisori i filmit, Rosen Elezov, tha për Radio Bullgarinë se ideja e filmit "Lufta jonë e huaj" erdhi nga gazetarja Nadelina Aneva.
Skenaristët Prof. Marin Damjanov dhe Nadelina Aneva, regjisori Rosen Elezov, kameramani Prof.Todor Janev dhe producenti prof.as. Georgi Nikollov vendosën ta realizojnë këtë film, sepse vite pas ngjarjeve në Qerbela, shumë fakte rreth ngjarjeve mbetën të panjohura dhe të fshehura.
“Vendosëm të bënim edhe një kopje të filmit polak të Kshishtov Llukasheviç, i cili u shfaq në ekran në vitin 2015. Kur ndodhi kryengritja e madhe e Muqtada al-Sadr, e cila ishte kryesisht kundër amerikanëve dhe aleatëve të tyre, qytetet në Irakun jugor u pushtuan. I vetmi institucion që mbetet i paprekur ishte bashkia e qytetit Qerbela. Sipas filmit polak ajo shpëtoi me pjesëmarrjen e vogël të Bullgarisë. E vërteta, natyrisht, është pikërisht e kundërta. Kur ata sulmojnë bashkinë, gjen. Edvard Grushka lëshon një urdhër për të mbrojtur Qerbelanë. Nën komandën e një të riu jashtëzakonisht të guximshëm, i cili atëherë ishte rreth 20 vjeç - toger Vencisllav Vasilev. Ai shkon në ndihmë menjëherë, pothuajse pa asnjë armatim. Ata arrijnë të krijojnë një mbrojtje rrethore dhe të zmbrapsin sulmin e parë më të ashpër. Ky sulm do të ishte fatal, pasi po të mposhteshin një herë, gjithçka do të ishte e humbur. Më shumë se 45,000 plumba janë shtënë gjatë gjithë natës. Pastaj të nesërmen erdhën polakë dhe më shumë bullgarë. Por heronjtë e vërtetë që shpëtuan City hall-in janë ata – toga e parë, kompania e dytë"
Sulmi trim i drejtuar nga Ivan Mihajllov që e thërrisnin "I egër" ishte gjithashtu shumë i rëndësishëm. Së bashku me pesë bullgarë të tjerë largohen nga kompleksi i fortifikuar. Në sulmin e natës shkatërruan armët me të cilat armiqtë po qellonin, thotë drejtori i “Lufta jonë e huaj”. Për habinë e irakianëve, në batalion ka shërbyer edhe shiiti Hamza Hamzov, i cili është aleat i Bullgarisë. Tregues për moralin e oficerëve bullgarë është edhe historia në film, se si më i madhi prej tyre, koloneli Hristo Hristov, përgjegjës për marrëdhëniet midis komandës aleate dhe batalionit bullgar, shkon si vullnetar për të mbrojtur City hall-in.
“Ai vetë është një artist në zemër, një person shumë shpirtëror, i bie pianos, kompozon. Përveç kësaj, ai ka një aura që depërton te njerëzit. Komandanti më i madh nuk ka vend në City hall, sepse kjo do të ishte një sakrificë e madhe në këtë betejë të pabesueshme. Aty gjuheshin 50 mijë fishekë në ditë. Ishte një ferr. Por ai gjithsesi shkon si një ushtar i zakonshëm dhe lufton për disa ditë me rradhë”.
Rosen Elezov e cilëson veten si pacifist, por thotë se gjatë xhirimeve është frymëzuar nga profesionalizmi dhe dashuria e ushtarakëve bullgarë për gjithçka bullgare dhe gatishmëria e tyre për të sakrifikuar jetën për Bullgarinë.
Mund të thuhet se kjo pjesëmarrje e Batalionit të Dytë ndihmoi shumë për hyrjen e Bullgarisë në NATO. Një artikull u botua më pas në "The New York Times", i cili u ribotua edhe në "The Florida Sentinel". Në të për bullgarët shkruhet se “nëse përpiqesh të qellosh një bullgar, përgatitu të vdesësh i pari”. E rëndësishme është që ky mision tregon atë që dimë nga Luftërat Ballkanike, se bullgarët janë ushtarë të jashtëzakonshëm kur gjenden në një situatë emergjente”.
Nëse ky film ka ndonjë mision, është t'i bëjë njerëzit të kuptojnë se ne ishim pjesë e një lufte të vërtetë dhe e fituam atë luftë, siç kemi fituar zakonisht luftërat në të cilat kemi marrë pjesë, por me çmimin e guximit dhe trimërisë së pabesueshme nga ana e këtyre njerëzve dhe mençurisë së oficerëve që i udhëheqin.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Fotot u siguruan nga Rosen Elezov
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..