Në një forum diskutimi mbi krizën demografike, sociologu nga agjencia AFIS Jurij Asllanov njoftoi se çdo vit popullsia e Bullgarisë zvogëlohet me më shumë se 50 000 njerëz, që është e barabartë me një qytet të madh me madhësinë e një qendre rajonale. Përveç kësaj, në vitin e fundit, çdo familje bullgare ka të paktën një anëtar i cili ose është larguar përgjithmonë nga vendi ose synon ta bëjë këtë në të ardhmen e afërt, theksoi gjithashtu Asllanov. Sipas një anketimi të agjencisë, 60% e bullgarëve të anketuar besojnë se gjërat në Bullgari po zhvillohen në drejtim të gabuar dhe mbi 53% ndjejnë mosbesim në institucionet. Të dhënat tregojnë gjithashtu se 4% e fëmijëve në Bullgari nuk e frekuentojnë shkollën, 7% nuk e mbarojnë arsimin fillor. Në të njëjtën kohë, 500 mijë persona janë të përjashtuar nga sistemi shëndetësor sepse nuk kanë të drejta të sigurimit shëndetësor.
Bashkimi Evropian po kërkon në mënyrë aktive zgjidhje për marrëdhëniet e fundit ekonomike "të mprehta" me Pekinin. Këtë e dëshmojnë vizitat në Kinë të tre komisionerëve të ndryshëm evropianë brenda dy javëve të fundit. Kina është një furnizues i..
Problemi kryesor nuk është nëse njerëzit do të mbajnë vendet e tyre të punës, sepseata do të gjejnë punë, por nëse do të mbeten në rajonin me uzinat e qymyrit dhe nëse ai do të vazhdojë të zhvillohet. Nëse ata largohen nga rajoni, do të ketë..
Po vazhdojnë për të katërtën ditë protestat e minatorëve dhe energjetikëve, të cilët bllokojnë rrugët dhe pikat kyçe të vendit. Të punësuarit në këtë sektor janë kundër planeve territoriale për një tranzicion të drejtë të rajoneve të qymyrit Stara..
Problemi kryesor nuk është nëse njerëzit do të mbajnë vendet e tyre të punës, sepseata do të gjejnë punë, por nëse do të mbeten në rajonin me uzinat..
Bashkimi Evropian po kërkon në mënyrë aktive zgjidhje për marrëdhëniet e fundit ekonomike "të mprehta" me Pekinin. Këtë e dëshmojnë vizitat në Kinë të tre..