Me aktivitete të shumta në vend dhe në mesin e komuniteteve bullgare jashtë vendit, më 11 maj nderohet kujtimi i vëllezërve të shenjtë nga Selaniku Konstandin-Kirill dhe Metodij. Të dy shkëlqenin në shekullin e 9-të. I quajmë iluministë sllavë, sepse ata i arsimuan popujt sllavë duke krijuar alfabetin glagolitik për gjuhën sllave. Puna e tyre, e cila filloi me misionin në Moravinë e Madhe, u vazhdua dhe u zhvillua me sukses nga nxënësit e tyre ndër sllavët bullgarë.
Gradualisht, shkrimi dhe letërsia e re u përhap në popujt e tjerë sllavë, nëpërmjet alfabetit të ri cirilik. Kështu, për herë të parë, zyrtarisht me bekimin e Papës romake dhe të kishave të tjera vendase, u mposht dogma se krishterimi mund të përhapet vetëm në latinisht, greqisht dhe hebraishten e vjetër.
Që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare, edhe para rivendosjes së pavarësisë shtetërore, bullgarët e nderojnë 11 majin si festë kombëtare e letërsisë dhe arsimit.
Papa Gjon Pali II shpalli në vitin 1980 Shenjtorët Kirill dhe Metodij patronë qiellorë të Evropës, dhe me enciklikën “Slavorum Apostoli” e përkufizoi veprën e tyre si një urë shpirtërore midis traditave kulturore dhe fetare të Evropës Lindore dhe Perëndimore.
Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë..
Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami...
Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas..