Inflacioni në muajin prill u ngadalësua deri në 0.3% krahasuar me marsin dhe deri në 11.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave.
Që nga fillimi i vitit, inflacioni është 3%, dhe ai mesatar në vit - 16.3%. Në tremujorin e parë, ekonomia u rrit me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 dhe në raport me tremujorin e katërt me 0.4%.
Sipas parashikimit të Komisionit Evropian, ekonomia jonë do të shënojë një rritje vjetore prej 1.5%.
Në të njëjtën kohë, ushqimet dhe karburantet po shtrenjtohen në vendin tonë, megjithëse për disa prej tyre ndryshimi i çmimit është shumë i vogël.
Të ardhurat mesatare tremujore për një anëtar të familjes për periudhën janar-mars kapin vlerën 2394 leva (1223 euro) - 19.3% më shumë krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Kristalina Georgieva mbetet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për një mandat të dytë pesëvjeçar. "Bordi i dha një vlerësim të lartë znj. Georgievës gjatë mandatit të saj në trajtimin e një sërë çështjesh të mëdha globale," tha Bordi..