Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të protestojnë sot me kërkesa për kushte më të mira pune dhe shpërblim të mirë. Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), së bashku me sindikatat dhe shoqatat profesionale në BNR, organizojnë mitingun "Për një pagim të denjë për punonjësit në Radion Kombëtare Bullgare", i cili do të zhvillohet në kryqëzimin pranë ndërtesës së BNR. Do të ngrihet një studio proteste e improvizuar dhe fjala do t'u jepet njerëzve të radios.
“Gjatë viteve u akumulua një problem me financimin e BNR, gjë që ngadalë çon në faktin se shpërblimi po mbetet seriozisht pas nivelit mesatar për Sofjen. E njëjta gjë vlen edhe për kolegët tanë në vend, në programet rajonale”, komentoi për Agjencinë Telegrafike Bullgare /BTA/, Milen Mitev, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues të BNR-së. Ai thekson se është gjithnjë e më e vështirë gjetja e njerëzve të rinj dhe motivimi i punonjësve në radio, prandaj shpreson që Kuvendi Popullor t'i kushtojë vëmendje këtij problemi.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..