Stefan Vëlldobrev dhe “Të Dyshuarit e Zakonshëm” janë përsëri këtu me një tjetër këngë nga albumi "Kodi i Verdhë" - albumi i parë për të cilin Stefan Vëlldobrev fton secilin prej “Të Dyshuarve të Zakonshëm” të propozojë kompozimet e veta. Kjo është " Venusiani" - një këngë në të cilën teksti i “personit më analog” Stefan Vëlldobrev (siç e përkufizon ai veten) kombinohet me muzikën e kitaristit Mirosllav Ivanov, i njohur për interesin e tij ndaj temave kozmike. Ja se çfarë thotë ai për “Venusiani”:
"Kam dashur prej kohësh të kem një këngë të tillë rock të viteve shtatëdhjetë, kjo ishte ideja kryesore. Ndodhi shumë shpejt. Stefço shkroi një tekst shumë të bukur dhe jam shumë i kënaqur me rezultatin” – shpjegon Mirosllav Ivanov.
Edhe pse me humor, ky tekst shtron pyetje që shqetësojnë shumicën prej nesh - çfarë po ndodh me Tokën, a është ende një vend tërheqës për të jetuar? Sipas Stefan Vëlldobrevit - po:
"Unë mendoj se po. Mendoj se jashtëtokësorët kanë dëshirë të madhe për të emigruar në planetin tonë. Toka është vendi më i bukur në gjithë universin, jam i bindur për këtë. "
Mund të shikoni akoma:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
Ljubo Kirov e nis veprimtarinë e tij krijuese në vitin 2025 me një këngë të re - "Përsëri me ty", kushtuar dashurisë dhe rrugës së përbashkët të dy shpirtrave të ngushtë. "Përsëri me ty" është një tjetër single nga albumi i artistit "Zemra e Re", i cili që..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të..