Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti maqedonas pranoi se ka një listë për moslejimin e bullgarëve

Stevo Pendarovski
Foto: EPA/BGNES

Para mbledhjes së Këshillit të Evropës në Rejkjavik, nënpresidentja Ilijana Jotova ngriti çështjen e shkeljes sistematike të të drejtave njerëzore të bullgarëve maqedonas nga Shkupi. Ajo e njohu forumin edhe me rastin me ndalimin e një eurodeputeti bullgar në kufirin maqedono-bullgar. “Në Maqedoninë e Veriut ka lista të zeza të bullgarëve që nuk lejohen të hyjnë në territorin e vendit. Në to ka edhe një eurodeputet bullgar pa asnjë argument. Ky është një provokim i rëndë ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe ndaj gjithçkaje që ndërton komuniteti ynë - unitet, solidaritet, respekt reciprok. Tendenca më e rrezikshme është gjuha e përhapur e urrejtjes ndaj një vendi fqinj, anëtar i Këshillit të Evropës dhe BE-së, theksoi Jotova, cituar nga BTA.

Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Rusia ndaj Ukrainës, tha kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski në Rejkjavik.

Në të njëjtën kohë, në një forum në Beograd kushtuar sigurisë, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski pranoi se shtetasve bullgarë nuk u lejohet të hyjnë në Maqedoninë e Veriut.“Ne jemi duke vlerësuar se cili person, me çfarë rasti, nuk duhet të pranohet, duke përfshirë edhe disa eurodeputetë. Persona të tillë që shfaqin pikëpamje irredentiste ndaj vendit tonë nuk do të pranohen”, tha Pendarovski.


Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e shtypit e Kuvendit Popullor

Rosen Zheljazkov: Bullgaria nuk e mbështet lidhjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin e tyre në BE

Bullgaria mbështet kategorikisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe mban një pozicion aktiv në favor të vendimeve kyçe për rrugën evropiane të vendit. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, në takimin e tij..

botuar më 24-02-26 12.47.MD
Kenneth Merten

Sipas SHBA-së është një ide e mirë që rafineria në Burgas t’i shitet një investitori të ri

Ambasadori i SHBA në Bullgari Kenneth Merten tha për bTV se një shitje e mundshme e rafinerisë së naftës në Burgas “Neftohim” te një kompani bullgare ose evropiane është një ide e mirë . Ai tha se përfaqësues të kompanive amerikane kanë vizituar..

botuar më 24-02-26 9.23.PD
Foto: facebook.com/VassilTerzievZaSofia

Flamuri ukrainas do të vazhdojë të valëvitet para Bashkisë së Kryeqytetit

Në një takim me Olesja Ilashçuk, ambasadoren e Ukrainës në Sofje, i thashë se flamuri ukrainas do të valëvitet në bashki së bashku me flamujt bullgarë dhe evropianë, ndërsa burrat dhe gratë ukrainase mbrojnë vlerat tona evropiane dhe mënyrën e..

botuar më 24-02-23 11.11.PD