Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti maqedonas pranoi se ka një listë për moslejimin e bullgarëve

Stevo Pendarovski
Foto: EPA/BGNES

Para mbledhjes së Këshillit të Evropës në Rejkjavik, nënpresidentja Ilijana Jotova ngriti çështjen e shkeljes sistematike të të drejtave njerëzore të bullgarëve maqedonas nga Shkupi. Ajo e njohu forumin edhe me rastin me ndalimin e një eurodeputeti bullgar në kufirin maqedono-bullgar. “Në Maqedoninë e Veriut ka lista të zeza të bullgarëve që nuk lejohen të hyjnë në territorin e vendit. Në to ka edhe një eurodeputet bullgar pa asnjë argument. Ky është një provokim i rëndë ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe ndaj gjithçkaje që ndërton komuniteti ynë - unitet, solidaritet, respekt reciprok. Tendenca më e rrezikshme është gjuha e përhapur e urrejtjes ndaj një vendi fqinj, anëtar i Këshillit të Evropës dhe BE-së, theksoi Jotova, cituar nga BTA.

Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Rusia ndaj Ukrainës, tha kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski në Rejkjavik.

Në të njëjtën kohë, në një forum në Beograd kushtuar sigurisë, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski pranoi se shtetasve bullgarë nuk u lejohet të hyjnë në Maqedoninë e Veriut.“Ne jemi duke vlerësuar se cili person, me çfarë rasti, nuk duhet të pranohet, duke përfshirë edhe disa eurodeputetë. Persona të tillë që shfaqin pikëpamje irredentiste ndaj vendit tonë nuk do të pranohen”, tha Pendarovski.


Më shumë nga rubrika

Shkëlqesia e saj Inid Milo

Ambasadorja e Shqipërisë, Inid Milo, i dorëzoi Presidentit letrat kredenciale

Ambasadorja e re e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e saj Inid Milo, i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, më 31 janar. Më 13 dhjetor të vitit të kaluar, Inid Milo i dorëzoi kopjet e letrave..

botuar më 24-02-01 5.31.MD

Një muaj para rotacionit të kryeministrave, 56% besojnë se statukuoja do të ruhet

56% e bullgarëve mendojnë se pas ndryshimeve në qeveri në mars, qeverisja e vendit nuk do të ndryshojë ndjeshëm, sipas një studimi përfaqësues të "Trend", të porositur nga "24 çasa". 15% e të anketuarve besojnë se qeverisja do të bëhet më e mirë...

botuar më 24-01-31 10.33.PD
Diana Kovaçeva

Zgjodhën gjyqtarin e ri bullgar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) zgjodhi Avokatin e Popullit të Bullgarisë, Diana Kovaçeva, gjyqtare bullgare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Mandati i magjistratit në Strasburg është 9 vjet. Për të në raundin e dytë..

botuar më 24-01-25 10.14.PD