Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti maqedonas pranoi se ka një listë për moslejimin e bullgarëve

Stevo Pendarovski
Foto: EPA/BGNES

Para mbledhjes së Këshillit të Evropës në Rejkjavik, nënpresidentja Ilijana Jotova ngriti çështjen e shkeljes sistematike të të drejtave njerëzore të bullgarëve maqedonas nga Shkupi. Ajo e njohu forumin edhe me rastin me ndalimin e një eurodeputeti bullgar në kufirin maqedono-bullgar. “Në Maqedoninë e Veriut ka lista të zeza të bullgarëve që nuk lejohen të hyjnë në territorin e vendit. Në to ka edhe një eurodeputet bullgar pa asnjë argument. Ky është një provokim i rëndë ndaj vlerave të përbashkëta evropiane dhe ndaj gjithçkaje që ndërton komuniteti ynë - unitet, solidaritet, respekt reciprok. Tendenca më e rrezikshme është gjuha e përhapur e urrejtjes ndaj një vendi fqinj, anëtar i Këshillit të Evropës dhe BE-së, theksoi Jotova, cituar nga BTA.

Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Rusia ndaj Ukrainës, tha kryeministri maqedonas Dimitër Kovaçevski në Rejkjavik.

Në të njëjtën kohë, në një forum në Beograd kushtuar sigurisë, presidenti maqedonas Stevo Pendarovski pranoi se shtetasve bullgarë nuk u lejohet të hyjnë në Maqedoninë e Veriut.“Ne jemi duke vlerësuar se cili person, me çfarë rasti, nuk duhet të pranohet, duke përfshirë edhe disa eurodeputetë. Persona të tillë që shfaqin pikëpamje irredentiste ndaj vendit tonë nuk do të pranohen”, tha Pendarovski.


Më shumë nga rubrika

Maria Gabriel

Në vitin 2024 do të ketë një datë për heqjen e kontrollit në Shengenin tokësor

Në vitin 2024 do të diskutohet data për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel në një kontroll blitz në Parlament. “Sipas vendimit, pas hyrjes me kufij ajror dhe detar..

botuar më 24-01-12 12.37.MD

Parlamenti filloi punën në vitin e ri me deklarata politike

Në seancën e parë të Kuvendit për vitin 2024, forcat politike lexuan deklarata me vlerësime dhe pritshmëri për sezonin politik. GERB-SDS theksoi se ndryshimet e ardhshme në vend varen nga rotacioni i suksesshëm i kryeministrave në kabinetin e..

botuar më 24-01-11 11.58.PD
Sebastian Burduja

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania do ta kalojë dimrin vetëm me gazin e nxjerrë nga depozitat kombëtare Rumania është e përgatitur për të ftohtin dhe do t'i mbijetojë dimrit vetëm me gaz rumun, siguroi Ministri i Energjisë Sebastian Burduja në Facebook. “Ashtu..

botuar më 24-01-05 2.17.MD